Anëtarët e numërimit të votave, shorti u buzëqesh PDK-së dhe PDS-së
Në KQZ hidhet shorti për përcaktimin e anëtarëve që do të kenë partitë e vogla për numërimin e votave. LSI-ja dhe Partia Republikane nuk favorizohen nga shorti duke pasur një numër të vogël anëtarësh
Shaban Sulçe
Partia Demokristiane nga e djathta dhe Partia Demokracia Sociale nga e majta kanë rezultuar më me fat në shortin e hedhur dje për përcaktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në shortin e hedhur dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve PDK-ja ka fituar të drejtën për të pasur anëtarët e saj në 23 grupe të numërimit të votave, ndërkohë që PDS-ja e Paskal Milos do të ketë numrin më të madh të përfaqësuesve në këto grupe, në krahasim me partitë e tjera të majta, 21 përfaqësues. Për dy partitë e tjera, PR dhe LSI, shorti ka rezultuar i pafat, pasi do të kenë përfaqësi të ulët në grupet e numërimit të votave, në 11 dhe 12 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve.
Shorti
Gjatë ditës së djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hodh shorti për anëtarin e tretë dhe te katërt të grupeve të numërimit të votave. Pjesëmarrës në këtë short ishin 8 parti të vogla të së majtës dhe të së djathtës, të cilat konkurronin për sigurimin e këtyre anëtarëve, ndërkohë që dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë secila nga një anëtar në çdo grup të numërimit të votave. Fillimisht shorti u hodh për të zgjedhur partinë që do të kishte të drejtën e tërheqjes së goglës. Pasi u përcaktua se cila parti kishte të drejtën e tërheqjes për anëtarin, përfaqësuesi politik i asaj force politike tërhiqte goglën, e cila përcaktonte se cila parti do të kishte anëtarin e grupit të numërimit në qendrën e numërimit të votave.
Anëtarët
Pas shortit të hedhur rezultoi se Partia Socialdemokrate do të ketë anëtarë në 19 grupe të numërimit të votave, Partia Republikane në 11 grupe të numërimit të votave, Partia Demokracia Sociale në 21 grupe, Partia Agrare Ambientaliste në 15 GNV, Partia Demokristiane 23, Partia Aleanca Demokratike 17, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 14 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 12. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, kërkoi listën e plotë të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, të cilat kanë marrë masa disiplinore në zgjedhjet e mëparshme. Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, u kundërpërgjigj se Partia Socialiste ende nuk ka plotësuar kuotën 30% të komisionereve gra.
Partia Anëtarët në KZAZ
Partia Socialdemokrate 19
Partia Republikane 11
Partia Demokracia Sociale 21
Partia Agrare Ambientaliste 15
Partia Demokristiane 23
Partia Aleanca Demokratike 17
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 14
Lëvizja Socialiste për Integrim 12
11 Qershor 2009