Angeline Jolie tregon të vërtetat e terrorizmit
• “A Mighty Heart”, historia tronditëse rrëfehet edhe në Tiranë.TIRANENgjarjet e vërteta të gazetarit të rrëmbyer Daniel Pearl dhe ekzekutuar nga terroristët, një hero i zakonshëm dhe një dashuri e jashtëzakonshme, vijnë këto ditë në ekranin e madh të kinema “Milleniun 2”, nëpërmjet interpretimit të aktorëve të famshëm ndërkombëtarë, si Angeline Jolie dhe Dan Futterman. Që nga data 23 janar 2002, jeta e Mariane Pearl, bashkëshortja e gazetarit, do të ndryshonte përgjithmonë. Burri i saj, Daniel, korrespondent i gazetës “Wall Street” për Azinë Jugore, ishte duke bërë kërkime për historinë e Richard Reid, njeriu që ishte përpjekur të hidhte në erë një avion duke veshur këpucë “bombë”. Historia e çon në Karachi, ku një ndërmjetës i kishte premtuar kontaktin me një burim shumë të çmuar. Kur Daniel doli për të shkuar në takim, i tha Marianës se mund të vonohej për darkë. Por, në fakt, nuk u kthye më kurrë. Filmi është një përshtatje e librit të Mariane Pearl “A Mighty Heart: The Brave Life and Death of My Husband Danny Pearl”. Por në një intervistë të gjatë, aktorja e njohur Angeline Jolie tregon çdo emocion për rolin e saj, duke interpretuar Mariane Pearl. Historia tronditëse që i bëri mikesha. Shumë vetë kanë folur se “A Mighty Heart” është ndoshta një nga rolet tuaja më serioze që nga “Girl, Interrupted”. Mendoni se këto role janë shumë të vështirë për t’i marrë apo ju mendoni t’i bëni për të ndërthurur disi rolet e karrierës suaj? Pak nga të dyja. Janë të vështira që të vijnë, por më duhet ta them, kam qenë me fat dhe kam gjetur ekuilibrin. Ne të gjithë duam të gjejmë ekuilibrin me njerëzit. Kështu si një artist, nëse je me fat që t’ia dalësh të bësh filma të ndryshëm duhet të bësh, sepse gjen balancën.Nga një pikëvështrim i audiencës, si mendoni për eksperiencën e të përjetuarit të këtyre fakteve jetësore kaq traumatike?Mendoj se ka diçka katarstike këtu, që na ndihmon të qëndrojmë në kahun e duhur. Ne jemi një vend që jemi në luftë, ne flasim dhe jetojmë për dhe’ në terrorizëm. Dhe shumë nga ne e kujtojnë kur Danny u rrëmbye dhe u ekzekutua. Ne e kujtojmë zërin e Marianës. Për mua të punoja në këtë film si qytetare dhe të kujtoja atë kohë, më ndihmoi që të mendoja sesi të gjeja mënyrën për të ecur përpara dhe si t’u jap kuptim gjërave. Më ndihmon të përballoj të gjitha frikërat nga rreziqet e botës së sotme. Dhe mbi të gjitha të dëgjosh zërin e saj të kthjellët, do të thotë sesi të nxjerrësh veten nga kjo gjendje dhe si të ngrihesh në këmbë.Si ka qenë marrëdhënia juaj me Mariane Pearl?Së pari, u përpoqëm të takoheshim katër vjet të shkuara. Të dyja kishim dëgjuar shumë për njëra-tjetrën si gra dhe kishim disa gjëra të përbashkëta për të cilat punonim në nivel ndërkombëtar dhe ishim që të dyja nëna beqare. Kështu që menduam të takoheshim, ndonëse na u desh njëfarë kohe për ta konkretizuar këtë takim. Gjatë xhirimeve ne kaluam më shumë kohë bashkë dhe prej atëherë jemi bërë mike.Kishte ajo ndonjë kërkesë specifike mbi mënyrën sesi duhet të tregohej historia?Po, kishte. Ajo kërkoi që t’i qëndronim besnikë historisë dhe versionit të vërtetë në librin e saj. Ne i qëndruam besnikë, por gjithashtu pyetëm edhe prindërit e Danny-t, se donim të dinim nga vinin. Mendoj se arsyeja që ajo la të përfshiheshin njerëz të përfshirë, ishte se Mariane kishte besim që ata e kishin kuptuar mesazhin e filmit. Sepse kjo ishte më e rëndësishmja. Të dilte mesazhi i duhur!Si e përshkruani ju atë mesazh? Çfarë mendoni se mund të thotë filmi për klimën aktuale botërore?Mendoj se thotë shumë gjëra. Mendoj se mesazhi është rëndësia e asaj marrëdhënie në atë shtëpi. Ky film nuk është për dy njerëz me fate të ndryshme, apo që njëri vret tjetrin. Ky film flet për të gjithë ata njerëz që mblidhen bashkë për të gjetur një njeri. Ata kanë fate të ndryshme dhe të gjithë së bashku punojnë për të shpëtuar dikë dhe kjo është e mundur. Është pikërisht kjo që kemi nevojë, duhet që ta gjejmë dhe të kërkojmë në të tashmen. Në të njëjtën kohë ka disa gjëra që Mariane ka thënë për terrorizmin... Ajo varfëri dhe ai edukim fanatik, ushqejnë këto lloj terroristësh dhe ky është një fakt mbi të cilin duhet të fokusohemi të gjithë. a.mLidhja me PearlPearl dhe Jolie u bënë mikesha nëpërmjet Pitt, kur kompania e tij e produksionit Plan B bleu të drejtat për të bërë filmin në vitin 2003. Pitt është shprehur se, “të jesh në një dhomë me këto dy gra, është e mrekullueshme. Është si të jesh ulur me Ruzveltin dhe Çërçillin. Vetëm se duken më bukur”. Kur u shpall se Joli do të ishte në kast për këtë film, disa aktore me ngjyrë, përfshirë edhe aktoren britanike, Thandi Newton, ishin të shokuara sesi Jolie do të luante Pearl, një grua afro-kubane dhe prejardhje gjermane. Disa blogje shkuan edhe më tej, duke e thirrur “fytyra e re e zezë”. Incidentet në xhirimeSheshxhirimet nuk kaluan pa shqetësime. Në nëntor të vitit 2006, ndërsa Jolie ishte duke xhiruar një skenë në një shkollë myslimane në Mumbai të Indisë, aktorët për filmin u veshën me uniformat e policëve pakistanezë dhe mbanin në duar Ak-47. Ata qëndruan në korridor, ndërsa fëmijët mësonin në klasa. Pasdite kur prindërit erdhën për të marrë fëmijët e tyre, i gjetën dyert e mbyllura për shkak të paparacëve që kërkonin të hynin brenda. Kur prindërit filluan të bëheshin të paduruar, shkolla hapi dyert dhe në këtë moment hynë të gjithë duke krijuar një situatë të rrëmujshme. Megjithëse askush nuk u plagos, të nesërmen dy nga truprojat e Jolie u arrestuan.Kritika: Jolie fineFilmi është pritur në përgjithësi mjaft mirë nga kritika. Dy nga barometrat e kritikës, Rooten Tomatoes dhe Metacritic, i japin një përqindje pozitive filmit, përkatësisht nga 77 dhe 74 për qind të recensioneve të bëra. Filmi ka rrëmbyer lëvdata nga Roger Ebert dhe Larry King, sidomos për interpretimin e Angelina Jolie në rolin kryesor. Ai është përshkruar nga “Newsweek” si “një film pa melodrama dhe shkëlqim ylli… që i lejon Angeline Jolie të shpalosë performancën më delikate, më të fuqishme njerëzore në karrierën e saj”. Angeline Jolie, hezitim e sukses“A Mighty Heart” ka bërë zhurmë që në momentet e para të krijimit të tij dhe kjo për faktin se filmi ka bashkuar çiftin e artë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie; ai në rolin e producentit dhe ajo në rolin e bashkëshortes së gazetarit. Por, ndërsa për Pitt është komentuar vetëm për faktin se ishte prekur aq shumë nga intervista e Mariane Pearl në CNN, për Angeline të gjithë kanë dhënë lajmin se aktorja bëhet “serioze”. Këtë rol vetë aktorja duhet ta ketë pasur mjaft të vështirë për ta pranuar, pasi sipas regjisorit, të gjithë ishin entuziastë për filmin, ndërsa aktorja Angeline Jolie dukej dyshuese, “por në fund ajo u shndërrua gati krejtësisht dhe arriti të përvetësonte e mishëronte për bukuri rolin”, është shprehur në shtyp Michael Winterbottom. Vetë Jolie gjatë xhirimeve të filmit është shprehur për rolin e saj: “Ky ishte ndoshta karakteri më i vështirë që kam luajtur ndonjëherë. Emocioni është kaq i fortë dhe konstant. Mariane ishte e qetë, e fokusuar, e organizuar, por unë mund të kem qenë histerike, duke i dhënë makinës në rrugët e Karachi si e çmendur”.Pearl: Një film për demonëtMariane Pearl ishte pesë muaj shtatzënë kur burri i saj u rrëmbye dhe ekzekutua nga terroristet. Imazhet e ekzekutimit u publikuan duke shokuar të gjithë botën. Duke u përballur me dhimbjen e saj, por edhe duke kërkuar të vërtetën, Mariane nisi të shkruante librin në të cilin rrëfehen peripecitë për të gjetur rrëmbyesit e gazetarit dhe përpjekjet e gruas për ta pranuar faktin se i shoqi nuk është më. Por mbi të gjitha ajo e shkroi këtë libër për ta njohur djalin e saj, Adam, me babanë që nuk pati fatin ta njihte. Pasi filmi u realizua, e veja e gazetarit Daniel Pearl do të jepte mesazhin, që me aq fanatizëm e ruajti gjatë gjithë xhirimeve të filmit: “Ky është një film për brezin tonë dhe demonët e tij. Ai jep idenë se ajo që vlen është sjellja jonë si individë dhe mënyra sesi i japim jetë besimeve tona të thella”.