Derbi rihap kampionatin, Partizani thyen Dinamon
• Kampionati hyn në një drejtim shumë interesant.Fatjon KodraTë kuqtë e drejtuar nga Hasan Lika kanë dalë fitues në derbin e kryeqytetit, midis dy kryesueseve, duke mundur Dinamon. Shkëlqen Partizani, zhgënjen Dinamo dhe lufta për titull krejt papritur është e rihapur. Partizani me fitoren 1-0 ndaj Dinamos kryesuese jo vetëm që rihapi qartë luftën për titull, pasi tashmë diferenca midis dy kryesuesve është vetëm tri pikë, por mori edhe revanshin ndaj humbjes së fazës së parë me blutë (0-2). Goli i zgjuar i Gjergji Muzakës në minutën e 21-të (asist i Elis Bakajt) dhe një tjetër i anuluar i Arbër Abiliajt në minutën e 51-të (pas goditjes së lirë të Elis Bakajt) treguan qartë dominimin gjatë gjithë 90 minutave të skuadrës së Hasan Likës. Partizani, i mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë, administroi takimin nga minuta e parë dhe mund të kishte shënuar më shumë se një gol, kur i pati të gjitha mundësitë me anësorin e talentuar Elis Bakaj, teksa topi i goditur nga lojtari i Kombëtares u ndalua në vijën fatale nga kroati Graniç i Dinamos. Blutë e Agim Canajt ishin hija e atij ekipi që ka kryesuar me meritë kampionatin.Vllaznia-Skënderbeu 2-0Vllaznia bëri detyrën, duke marrë tri pikët në shtëpi, kundër Skënderbeut, megjithatë nuk e pati aspak të lehtë. Golat në sekondat e fundit të çdo pjese e kanë ngritur skuadrën e Mirel Josës në vendin e tretë në kampionat. Në këtë mënyrë, Vllaznia ka kapërcyer plotësisht krizën e rezultateve që u pa në ndeshjet e para të këtij viti, por në planin e lojës lë përsëri për të dëshiruar. Edhe kundër Skënderbeut, kuqeblutë treguan se vuajnë shumë në situata kur janë favoritëve, çka tregon brishtësi përballë presionit, krejt ndryshe nga sa ndodh në përballjet me skuadra të të njëjtit kalibër. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, Sasha Delain shënoi golin e epërsisë, njëkohësisht i pari për të në këtë sezon me Vllazninë. Megjithatë, ishte Alban Jusufi ai që largoi përfundimisht frikën, teksa shënoi golin e dytë në minutën e parë të shtesës. Kosovari i ardhur në janar te Vllaznia e nisi lojën nga stoli, por arriti që të ishte vendimtar në pjesën e dytë. Besëlidhja-Besa 2–2Ilir Gjyla morri një pikë të vlefshme ndaj Besës në debutimin e tij si trajner i Besëlidhjes në takimin Besëlidhja-Besa (2-2), edhe pse lezhjanët luajtën për shumë minuta me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdha) të Ivanajt. Kavajasit kalon në avantazh të parët me Alikajn. Pas në goditjeje nga këndi, kërcen fort Toma, i cili barazon shifrat. Një faull taktik i lezhjanëve i ka dhënë mundësi Shaqirit të godasë nga larg. Sfera kalon përmes futbollistëve pa u prekur nga askush dhe pushon në rrjetë. Në të 90’, atëherë kur s’bëhej më fjalë për taktikë vjen barazimi nga Besëlidhja, me anë të Petrevski për një 2-2 final. Ky ishte edhe barazimi i 13-të në 40 takime të zhvilluara midis ekipeve (9 fitore Besëlidhja, 18 fitore Besa). Kastrioti-Flamurtari 0-1Flamurtari arriti një fitore të çmuar 1-0 me Kastriotin në fushën asnjanëse “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke konfirmuar se kjo fushë u sjell fat vlonjatëve. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi korçar i vlonjatëve, Denis Mema në minutën e 30-të pas një aksioni të bukur. Tani diferenca midis dy ekipeve që luftojnë për t’iu larguar dalë nga zona play-out është pesë pikë në favor të Flamurtarit: 28:23. Kjo ishte fitorja e 5 e vlonjatëve në 14 ndeshje me Kastriotin (6 fitore), ndërkohë që vlonjatët kthehen te triumfi pas plot 6 javësh mes barazimesh dhe humbjesh. Në javën e ardhshme Kastrioti do të luajë kundër Skënderbeut në Korçë (në fazën e parë fitoi 1-0), ndërsa Flamurtari pret Teutën në Vlorë (faza e parë humbi 3-2 me durrsakët).Kategoria SuperioreJAVA E 21-të TË PREMTENSHKUMBINI - ELBASANI 1 - 0 Dabulla 4’ TEUTA - TIRANA 0 - 0 TË SHTUNËNPARTIZANI - DINAMO 1 - 0 Muzaka 22’BESËLIDHJA - BESA 2 - 2 Toma 56’, Petrevski 90’ / Alikaj 39’, Shaqiri 68’ VLLAZNIA – SKËNDERBEU 2 - 0 Delain 45+1’, Jusufi 88’KASTRIOTI - FLAMURTARI Mema 30’RENDITJA P N F B H GOL 1. Dinamo 42 21 12 6 3 32-72. Partizani 39 21 10 9 2 30-143. Vllaznia 35 21 9 8 4 33-224. Tirana 34 21 9 7 5 27-195. Elbasani 33 21 8 9 4 18-116. Besa 32 21 9 5 7 25-227. Shkumbini 31 21 8 7 6 22-178. Flamurtari 28 21 6 10 5 20-209. Kastrioti 23 21 7 2 12 16-3010.Teuta 19 21 5 4 12 15-2711.Besëlidhja 17 21 4 5 12 20-3812.Skënderbeu 8 21 2 2 17 20-51Kategoria e pareJAVA E 20-tëTË PREMTENLAÇI - DAJTI 1 - 0Mustafaraj 69’GRAMSHI - LUSHNJA 0 - 3Elezi 33’, Sefa 58’, Bubeqi 87’SOPOTI - BURRELI 0 - 1Çela 63’ADA - TEPELENA 6 - 0Galica 5’, 31’, Hasani 35’, Tafili 38’, Lini 40’, Nimani 61’TË SHTUNËNBILISHTI S.- POGRADECI 0 - 1Frashëri 89’NAFTËTARI - BYLIS 0 - 1Roshi 50’TOMORI - TURBINA 1 - 0 Avdo 33’LUFTËTARI - SKRAPARI 3 - 0Stoja 22’, 90’, Taçe 65’ERZENI - APOLONIA 0 - 1Dhrami 71’Renditja P N F B H GOL1. Bylis 42 20 13 3 4 35-112. Apolonia 41 20 13 2 5 31-103. Lushnja 41 20 12 5 3 31-134. Laçi 38 20 11 5 4 29-16 5. Ada 37 20 11 4 5 33-196. Burreli 34 20 10 4 6 24-167. Pogradeci 32 20 9 5 6 20-178. Turbina 31 20 10 1 9 19-199. Dajti 27 20 8 3 9 22-1810.Bilishti 27 20 8 3 9 18-1811.Luftëtari 26 20 7 5 8 25-2512.Skrapari 24 20 7 3 10 19-2513.Sopoti 23 20 7 2 11 22-2914.Naftëtari 23 20 7 2 11 21-32 15.Tomori 19 20 5 4 11 15-3016.Erzeni 17 20 4 5 11 12-2417.Gramshi 17 20 5 2 13 17-33 18.Tepelena 10 20 2 4 13 12-47