Angjeli gjen justifikimet për të metat e Buxhetit
10/12/2004 I është dashur të mbushë gropat e pajustifikueshme që ka lënë Malaj. Ministri i Ekonomisë, Angjeli është bërë justifikuesi i të metave të Buxhetit 2005. Në një konferencë për shtyp, Angjeli e ka cilësuar Buxhetin e vitit 2005, si realist. Mospëfshirja në buxhet të shumë të ardhurave dhe shpenzimeve të mundshme është justifikuar me realizëm.
“Projektbuxheti i shtetit për vitin 2005, përfaqëson një program ekonomik realist për kushtet e vendit tonë dhe nuk është një projekt elektoral, pasi mbështetet në projeksione realiste të mundësive të rritjes së të ardhurave buxhetore, veçanërisht nga tatimet dhe nga doganat në mundësitë konkrete të rritjes së shpenzimeve, duke iu përmbajtur parimeve të ndërtimit buxhetor, sikurse janë parimi i balancimit brenda mundësive të shpenzimeve me të ardhurat”, ka theksuar Angjeli. Megjithëse një ekonomist i mirë, Angjeli ka theksuar se në buxhet parashikohet “rritje e kreditimit të ekonomisë me 35.5 për qind, krahasuar me vitin 2004”. Në të njëjtën kohë, ministri ka thënë se shteti do të heqë dorë nga aksionet e Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës së Bashkuar. Në këto kushte, nuk dihet se çfarë presioni do të bëjë buxheti mbi bankat private, që këto të fundit të japin 35 për qind më shumë kredi për ekonominë. Në Buxhetin e 2005-ës nuk është parashikuar asnjë e ardhur nga pivatizimi i Telekomit, duke e lënë kështu të hapur mundësinë e dështimit të privatizimit, edhe për 12 muajt e ardhshëm. “Për vitin 2005, në projektbuxhetin e paraqitur janë parashikuar rreth 4.95 miliardë lekë, në të cilën përfshihen të ardhurat nga privatizimi i shoqërisë “Armo”, privatizimi i pjesës pronë e shtetit të AMC-së dhe privatizimi i kapitalit shtetëror i Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës së Bashkuar”.