E Hënë, 2 Nëntor 2026

Doganat e tatimet bëjnë lëmsh shifrat

10/12/2004  Doganat dhe tatimet kanë premtuar të sjellin në Buxhetin e 2005-ës 2.5 miliardë lekë më shumë se këtë vit, duke zgjeruar bazën e tatueshme. Por, nga ana tjetër, tatimorët dhe doganierët janë ankuar se humbasin nga ulja e taksave dhe tatimeve si dhe nga tarifat doganore zero, plot 4.5 miliardë lekë. Konfuzioni mes shifrave të të ardhurave, ka bërë që kreu i Komisionit të Ekonomisë të kërkojë shtyrjen e seancës dhe të urdhërojë dy drejtuesit e tatimeve dhe doganave të specifikojnë me një tabelë shifrat konkrete të të ardhurave sipas zërave. Kështu debati mes qeverisë dhe biznesit për uljen e taksave dhe tatimeve, ka nxjerrë në plan të parë premtimin e dyanshëm për të zgjeruar bazën e tatueshme që do të sigurojë në fund, të ardhura më të larta në Buxhetin e Shtetit. Por duket se ulja e disa taksave dhe tarifave doganore, janë kalkuluar si humbje nga qeveria, e cila ka llogaritur fitime vetëm nga taksa e importit të makinave, e cila pritet të sjellë në buxhet rreth 400 milionë lekë më shumë fitime. Fitime priten dhe nga taksa nacionale, ndërkohë që të gjitha taksat e tjera presupozohet se do të arrijnë të realizojnë planin e të ardhurave, duke u vjelë 100 për 100 ose duke zgjeruar bazën e tatueshme. Ndërkaq, në Paketën e re Fiskale 2005 është miratuar ulja e tarifës doganore për një sërë grup-mallrash, që janë pjesë e angazhimeve të OBT-së dhe MTL-ve si dhe plotësim i kërkesave të biznesit. Në Paketën e re Fiskale ulet shkalla e tatimit mbi fitimin nga 25 në 23% për vitin 2005 dhe në 20% në vitin 2006; pra brenda dy viteve tatimi i fitimit ulet 20%, ulet dhe shkalla e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nga 4 në 3%.

Për t'i ardhur në ndihmë zhvillimit bujqësor në vend, në

Paketën Fiskale ulen taksat për mekanikën bujqësore nga 50.000

mijë lekë në 2.000 lekë në vit si dhe ulen nivelet e tarifave të

taksës doganore për një sërë grup-mallrash, të cilat janë pjesë e

angazhimeve të OBT-së dhe MTL-ve si dhe plotësimi i kërkesave të

bizneseve. Njëkohësisht vendoset një kufi minimal dhe maksimal në

tarifën e gazoilit, prej 13 dhe 27 lekë për litër, duke mos

ndryshuar tarifën prej 65%, hiqet akciza për rërën bituminoze;

ulet tarifa e akcizës së pijeve freskuese dhe lëngjeve të frutave

si dhe rritet tarifa e akcizës së pijeve alkoolike dhe parfumeve.

Në paketë, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, parashikohen edhe lehtësira të tjera ndaj biznesit, si

rimbursim të eksportuesve brenda një muaji dhe pa limit shume kreditore dhe unifikimi i shkallëve të apelimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›