Sot rrëzohet monumenti tek sheshi "Skëndërbej"
09/12/2004 Aktivitet e 9 dhjetorit, ditës ndërkomëtare kundër korrupsionit kulmojnë sot në Tiranë, në orën 11:00 në sheshin “Skëndërbej”, ku do të rrëzohet monumenti i korrupsionit. Ky monument do të jetë i vendosur në të njëjtin vend ku ndodhej monumenti i diktatorit komunist 14 vjet më parë. Në mitingun e nesërm kanë paralajmëruar pjesëmarrjen sindikatat e transporteve, qeveritë studentore, grupimet e pensionistëve, Organizata të ndryshme jo qeveritare, koalicioni Shqipëtar Kundër Korrupsionit etj. Slogani i cili do të përdoret në këtë aktivitet do të jetë “Me korrupsionin paguajmë të gjithë”. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, kërkon që me këtë akvititet jo vetëm të synojë sensibilizimin e opinionit, por edhe të nxisë zemërimin qytetar ndaj fenomenit të korrupsionit.
Në këtë aktivitet ZMQ mbështet nga USAID dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit dhe Drogës. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se policia e rendit së bashku me atë rrugore kanë marrë masat që manifestimi i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve të zhvillohet pa probleme.