Stefan Taçi, hija e "te egerit"
10/12/2004 Stefan Taçi
Hija e “Të egërit”
Po ta dinin kolegët e tyre të ardhur nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Rusia a ndonjë vend tjetër se filmi i animuar shqiptar prodhohet ende me teknologjinë e vjetër zor se do t’i zihet besë. Ndërkohë që perëndimi krijon gati një film të tërë mbi efektet piktori Stefan Taçi thotë se kjo mund të jetë një luks. Por duke veçuar dhe përjashtimin e dukshëm të shqiptarëe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër, Taçi tregon se i ka mbajtur gjallë vetëm ambicja për të pasur nivel artistik.
Mund të jetë dhe kjo një arsye e fshehtë pse filmi i tij “Të varfërit”, kishte në thleb “rivalitetin” e artit me jetën, duke ringjallur lëvizjen e bujshme të shekullit të kaluar “Të egërit”, duke i bërë homazh piëkrisht përfaqësuesit të saj, piktorit Henri Matis.
Filmi shqiptar i animuar përfaqësim modest në këtë festival, si jeni ndjerë?
Filmi i animuar këtu është pak si në shtëpi të huaj. Sepse animacioni kërkon festivalet e veta. Ideja është që në këtë festival nuk ka ardhur animacioni më i mirë nga bota. Pavarsisht se dhe nga vendi ynë jemi tre përfaqësues Shaqir Veseli dhe Shpend Bengu, i cili është paraqitur me një film të krijuar para katër viteve.
Në këtë kuptim themi që jemi ndjerë pak si në shtëpi të huaj sepse gjithë përqëndrimi është tek filmi i huaj, ai fiction dhe dokumentari ku dhe për eksperimentali shumë pak flitet. Krejt në të kundërt jemi mësuar të ballafaqohemi nëpër festivale adap për animacionin.
Kjo do të thotë se nuk jeni ndjerë të ballafaquar me ketë festival?
Jo ballafaqimi është, por kam përshtypjen se këtu, po ta marrin në sensin masiv, më tepër janë njerëz që merren me filmin e shkurtër, direkt me dokumentarin dhe pak e njohin si gjini animacionin duke përfshirë këtu dhe jurinë. Për mua ka rëndësi që filmi që shfaqet këtu të ketë sukses, dhe nuk ndodhem nën efektin e çmimit.
Ajo që desha të theksoj është se animacioni këtu është pak si gjini minore ndoshta dhe nga vëmendja e medias. Por kam përshtypjen animacioni ka ardhur deri diku jo i nivelit shumë të lartë, në përjashtim të dy ose tre filmave të huaj që kam parë.
Pse pretendoni se filmi juaj nuk është kuptuar?
Besoj se filmin shumë pak mund ta kenë kuptuar. E them shumë pak në sensin e asaj se çfarë kam dashur të thoja sepse, e para filmi mbështetet në idenë që sot është në qendër të vëmendjes, problemi i dhunës terrorizmit. Nga kjo pikpamje u nisa të bëj një film për të vënë në balancë jetën dhe vdekjen. Jeta përfaqësohet në film përmes artit, për të cilin bëj homazh mbi disa figura të saj. Pikërisht kjo nuk e di se sa mund të jetë kuptuar nga publiku. Homazhi i parë kryesor është për Henri Matis një piktor mjaft i madh i shekullit të kaluar, i cili është marrë jo rastësisht në film pikërisht duke shfrytëzuar emrin e kësaj lëvizjeje që në fillimet e saj u quajt “Të egërit” (Le Fo). Duke u nisur nga emri kjo u bë spunto për të ndërtuar këtë skenar filmi, nënteksti ishte për të vënë në balancë artistike egërsinë që ndodh në jetë. Për këtë lëvizje artistike jap homazh, duke përfaqësuar Henri Matis, animoj pikturën e tij, fus në lojë dy plane reale Alfred Trebickën në moshë të re dhe Lutfi Çapuni në moshë të vjetër. Aty bëj përsëri një homazh tjetër që është shumë personale, ku profesori që i ngjan shumë Matisit është mësuesi im i fëminisë, që më ka dhënë për herë të parë vizatimin. Vazhdoj më tutje, në fund merret vesh se ky animacion
i kushtohet Matisit, i cili shikohet në film e sipër nga një vajzë e re. Këtu dalim në jetën reale, vajza përmes imazheve është transplantuar sot, si kulturë e ardhur nga kjo lëvizje artistike, në jetën moderne.
Duket një shqetësim i juaj i brendshëm që filmi nuk është kuptuar mos ishte filmi i ndërlikuar ?
E thashë dhe njëherë m’u duk sikur nuk është kuptuar nga shumë vetë. Nuk mund të them që filmi ishte i ndërlikuar por ai del jashtë skemave paksa në sensin e një vazhdimësie. Por doja që nëntekstin bazë duke u nisur nga fjala “Të egrit” doja ta çoja deri në fund, për ta zbuluar. Në fund fare siç ngjet në një jetë të zakonshme sot, që ti nuk e pret kurrë në jetën normale, në një moment të caktuar ndodh një akt terrorist. Është një gjë që qëndron mbi kokë dhe se nuk e di kurrë se kur mund të ndodhë.
Filmi juaj aludon dy nivele të ndjekur nga lufta midis jetës së egër dhe artit të egër. Pse e rivitalizoni lëvizjen që u shfaq një shekull më parë?
Fakti është se në jetë ndodhin gjëra të tilla si vdekja e dhunshme, jashtë natyrale që na shqetëson të gjithëve. Sepse pas 2001 jemi koshientë se e gjithë bota jeton në pasiguri. Pikërisht kësaj balance desha t’i vë artin duke shfaqur bukurinë që ka jeta përmes artit të Matisit, i cili ka filtruar vetëm bukurinë e jetës me motivet e tij, jetën e këndshme hedonistike. Pra, doja të bëja një kontrapunt ndërmjet bukurisë së jetës dhe dhunës që vjen në fund, në atë moment kur nuk e pret askush. Mendoj se dhe në sallë nuk i shkoi kujt në mend, kur në fund të atij filmi, që i kushtohej pikturës, të ndodhte një vrasje. Kjo ishte e gjitha, nuk doja ta lajmëroja qysh në fillim.
Ky homazh nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e një njeriu. Kur vë këto figura arti tanimë kemi të bëjmë me vrasjen e një civilizimi, e një kulture.
A të stimulon ky festival sa i takon organizimit, për të të shtyrë të marrësh pjesë sërish, ndërsa është e mjaft e dukshme mungesa e shqiptarëve?
Festivali duket mjaft simpatik. Por ajo që kam diskutuar dhe me miqtë e kolegët ishte se mund të krijohej dhe një seksion i filmit shqiptar. Disa regjisorë e kanë ndjerë veten të përjashtuar dhe nuk kanë mundësi tjetër ku të ballafaqohen sepse ka shembuj të tillë në botë, ku filmit vendas i lihet një seksion i veçantë. Në këtë rast do të prezantoheshin më shumë filma shqiptarë të të gjitha gjinive, po ashtu u jepet mundësia dhe të rinjve. Nga pikëpamja tjetër shoh dhe disa të meta që nuk duhet të ishin. Në disa momente ka degradim të seriozitetit; filloi ditën e parë me konferenca shtypi për prezantimin e regjisorëve më pas nuk pati më sic ndodh në të gjitha festivalet e botës. Vetëm dje për një moment u bë paraqitja e regjisorëve në një mënyrë fare të panatyrshme, ku organizatorët i mblodhën si bagëti, tufa tufa para njerëzve. Isha në sallë dhe më erdhi turp të dal në këtë prezantim të panevojshëm.
Në përgjithësi është aktivitet pozitiv ia vlen të organizohet qoftë për nivelin, qoftë dhe për jetën kulturore duke iu ofruar shqiptarëve një gjë që i përket niveleve evropiane.
Gjithmonë flitet për mbijetësën e filmit të animuar në Shqipëri, realisht si ia dolët të sillnit premierën në festival?
Mbijetesa është tmerrësisht e vështirë, po ta vini re në filmat që janë shfaqur këtu, animacioni shqiptar prodhohet ende me teknologji të vjetër. Megjithatë është munduar të qëndrojë në standarte të larta artistike. Por teknologjia është komplet i vjetëruar, zëri me zor dëgjohet në sallë, kamerat janë të vjetra etj. Me këtë teknikë nuk bën dot asnjë efekt plus. Të gjitha bëhen me heroizëm gati-gati e pakonceptueshme nga pjesa tjetër e perëndimit.
Intervistoi: Violeta Murati
Incidenti
“Prerja e kompozimit, masakrim mbi filmin”
Me filmin tuaj ndodhi një incident, ndonëse është anashkaluar, cila është e vërteta?
Për filmin tim do t’i kërkoj ndjesë publikut, se kjo është kryesorja, sepse filmi u shfaq në mënyrë të gabuar, u shfaq në një format tjetër ku u pre kompozimi. Për këtë nuk e di se sa e ka shijuar publiku. Ishte një difekt i transmetimit, lart në pult. Në fakt doja ta ndërprisja filmin por e lashë sepse nuk doja të krijoja ndonjë problem në sallë. Besoj të jetë pëlqyer me kompozim të prerë dhe juria nuk e di a e kuptoi këtë incident. Megjithatë nuk më mbetet veçse t’i kërkoj një lloj ndjese publikut.
Ishte realisht një incident, por unë nuk këmbëngula meqë filmi u dha për herë të parë këtu, ishte një lloj premiere pasi filmi që prej një viti që është prodhuar nuk është dhënë këtu në Shqipëri. Ka qenë në festivale jashtë por këtu nuk ishte parë, ndaj doja të dilte në formë sa më i saktë dhe jo në atë formë të masakruar.
Kryhet busti i Nënë Terëzës
Nuk është mbushur akoma viti kur skulptori Thoma Thomai fitoi të drejtën për të memorizuar në bronz bustin e Nënë Terezës. Ndërsa dje shtatorja e saj është kryer përfundimisht. Në Sheshin që mban emrin e saj, dje, presidenti Alfred Moisiu ka shoqëruar vendosjen e bustit duke prerë shiritin e monumentit më të ri të kryeqytetit shqiptar. Nën atmosferën e veçantë të Samitit rajonal të zhvillimit të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar që nisi dje punimet në Tiranë, u zhvillua dhe ceremonia e përurimit të shtatores prej bronxi të Nënë Terezës, vepër e skulptorit Prof.Thoma Thomai (Dhamo) Artist i popullit.
Në prani të Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, drejtuesve të shteteve dhe qeverive të Europës Juglindore, personaliteteve fetare të pranishëm në Samitin Rajonal,
Kryeministri Fatos Nano e cilësoi "moment shumë domethënës" përurimin e shtatores së Nënë Terezës në sheshin me emrin e saj pranë Universitetit Politeknik.
"Përurimi që bëjmë sot ka një simbolikë të veçantë sepse bëhet ku kryetarë shtetesh, politikanë të lartë, dhe studiues nga vendet tona po shfrytëzojnë rastin për të nënvizuar se
bashkëjetesa fetare dhe midis kulturave, midis etnive dhe fqinjëve është nga pasuritë më të mëdha që vazhdon të sigurojë jo vetëm kohezion kombëtar në secilin prej vendeve tona por dhe skalitje të vlerave të bashkëjetesës", tha z.Nano duke veçuar dhe se “Nënë Tereza nuk pyeti asnjëherë për kombësinë, rracën apo bindjen e të vuajturve"
Më pas Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, preu shiritin e përurimit të shtatores së Nënë Terezës Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në sheshin me emrin e saj
Kryeminstri Nano shprehet se "