Mediu: Në koalicion të përcaktohet pesha e gjithsecilit
Partia Republikane vazhdon të kërkojë një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, por kërkon që të përcaktohet qartë pesha e secilës parti në këtë bashkëpunim. Në një takim partie në Tiranë, kryetari Fatmir Mediu kërkoi që Kodi Zgjedhor të miratohet sa më parë dhe në transparencë, por ai nuk iu bashkua korit të partive të vogla që kërkojnë të jenë pjesë e komisioneve zgjedhore. Sipas tij, partitë e koalicionit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale për të sanksionuar përgjegjësitë qeverisëse në të tera nivelet, por edhe bashkëpunimin elektoral dhe ndërtimin e një koalicioni ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti.
Ish-ministër i kabinetit Berisha, Fatmir Mediu foli për progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian. “Progres-raporti i KE-së tregon qartë progresin që ka bërë Shqipëria për afrimin në BE”, - ka pohuar Mediu. Në këtë mbledhje u diskutua edhe puna dhe organizimi i strukturave të partisë për qarkun e Tiranës.