Anglezët: David Braun flinte me minorenët
Pas akuzimit në sallë të gjyqit nga fëmijët e abuzuar seksualisht, të njëjtin qëndrim për anglezin Xhon David Braun mbajtën dje edhe bashkatdhetarët e tij.
Fatos Mahmutaj
Dëshmitë tronditëse të tyre, ish-punonjësve të qendrës “Fëmijët e tij” kanë hedhur sërish hije mbi të pandehurin Braun, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur më shumë se një herë. Dosja me dëshmitë e shtetasve anglezë, që përmbante rreth 400 fletë e dërguar me letër-porosi nga Anglia dhe të marra për llogari të Prokurorisë shqiptare, sipas Kodit të Procedurës angleze, shpjegojnë skandalin seksual që fshihej pas qendrës bamirëse ku mbaheshin të miturit. Prokurori i çështjes lexoi pjesë nga dëshmia e Nataniel Luis David, ish-punonjëse vullnetare në qendër, e cila pohonte se Braun flinte me dy të mitur në dhomë, njëri prej të cilëve qëndronte në të njëjtin krevat çift ku flinte edhe vetë. Në dëshminë e saj të dhënë para një gjykate angleze, Luis David përshkruan gjithashtu emrat dhe sjelljet e të miturve të abuzuar. Sipas saj, në të njëjtën banesë me fëmijët jetonin edhe greko-anglezi Dino Christodoulou dhe skocezi Robin James Arnold, të cilët abuzonin sistematikisht me të miturit. Luis David ka pohuar më tej në dëshminë e saj se, kishte filluar të punonte në fondacion kur ndodheshin vetëm 13 fëmijë dhe sipas saj, aty nuk kishte kritere për të pranuar të tjerë. Kushdo fëmijë lypës që gjendej në rrugë si dhe prindërit që sillnin të mitur që nuk i ushqenin dot, pranoheshin në fondacion, derisa numri arriti në mjaft raste deri në rreth 40 minorenë. Më tej përfaqësuesi i akuzës lexoi dëshminë e Suzan Pikap, avokatja mbrojtëse e Braun shkëmbeu replika me trupin gjykues. Pas kësaj, gjykata e paralajmëroi atë për një sërë shkeljesh që cenojnë jetën e fëmijëve të abuzuar, pas publikimit në media të djemve minorenë, për të cilët Braun është nën akuzë. Kryegjyqtari i çështjes, Gerd Hoxha tha se do t’i kërkojë ministrit të Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatisë të marrë masa për avokaten, e cila publikoi veç tjerash, edhe në një emision televiziv të gjitha dëshmitë e të miturve të marra nga gjykata me videokonferencë dhe me dyer të mbyllura. Në to mësohet se fëmijët akuzuan drejtpërdrejt të pandehurin se i kishte abuzuar seksualisht. Po kështu dje gjykata pohoi se, në bazë të akteve të ekspertimit që ndodhen në dosje është vërtetuar fakti se fëmijët janë abuzuar seksualisht, ndërsa tashmë ka mbetur për t’u gjetur vetëm se cili është autori i këtij krimi monstruoz. Qendra bamirëse “Fëmijët e tij” prej mëse dy vitesh është mbyllur, ndërsa pas hetimeve intensive anglezët ekstraduan në Shqipëri edhe dy të akuzuarit e tjerë, Arnold e Christodoulou.