Falsifikimi i pronave, dosja 5 mijë faqe
Të pandehurit e dosjes “Kashari” dolën dje për herë të parë përpara gjykatës së kryeqytetit për t’u përballur me akuzën e abuzimit me pronat e bashkëfshatarëve të tyre.
Fatos Mahmutaj
Nëntë të akuzuarit u njohën me faktin se Prokuroria kishte përgatitur në ngarkim të tyre 19 dosje, ku secila prej tyre përmbante një episod të abuzimit me pronat e destinuara për truaje ndërtimesh biznesesh dhe pallatesh. Faik Fejza, ish-kryetari i komunës Kashar në vitet 2003-2007, ishte i vetmi që pranoi aktet në dosje në gjendjen që i kishte dërguar prokurori. Duke pretenduar se akuzat mund të sqaroheshin mirë në gjendjen aktuale të akteve në ngarkim të tij, ai i kërkoi gjykatës aplikimin e procedurave të gjykimit të shkurtuar në këtë proces. Ndërsa duke vazhduar më tej, ai pretendoi se nëse të bashkëpandehurit me të nuk do ishin dakord me këtë kërkesë, atëherë gjykata të urdhëronte veçimin e gjykimit për të. Më pas të pandehurit e tjerë të pranishëm në seancë dhanë gjenealitetet e tyre ndërsa gjykata i njohu publikisht me akuzat, për të cilat ata pranuan se ishin njohur në momentin që kishin përfunduar hetimet. Seancën e djeshme në sallën e gjyqit, brenda kafazit të hekurt, ndodheshin gjashtë nga të pandehurit; ish-kryetari i fundit komunës Alfred Sulaj; paraardhësi i tij, 2004-2007 Faik Fejza; topografi Shefqet Alikaj; ish-kryetari i komunës përgjatë 2000-2003 Naim Karaj; Ismail Sula dhe Xhevahir Hyka. Përveç akuzës së shitjes së trojeve, pastrimit të produkteve të krimeve, ose thënë ndryshe shitjes së shpeshtë të të njëjtës sipërfaqeje, falsifikimit të dokumenteve, tre prej të pandehurve: Shefqet Alikaj, Naim Karaj dhe Ruhi Valisi, u është shtuar edhe një padi civile. I dëmtuari Nexhmi Valisi, nëpërmjet një avokati të pajisur me prokurë u kërkon të pandehurve rikthimin e pronës së tij që pretendon se u është grabitur. Nexhmi Valisi është edhe një nga denoncuesit e abuzimeve me pronat e Kasharit, ku si pasojë e kallëzimeve të shumta ranë në pranga nëntë persona. Gjatë seancës së djeshme, disa prej mbrojtësve kërkuan nga gjykata njohjen me akte të ndryshme nga dosja, të cilat nuk u ishin vënë në dispozicion më parë. Kurse njëri prej avokatëve pohoi se kërkonte fotokopje të të gjithë dosjes pasi sipas tij nuk kishte marrë asnjë dokument nga ajo. Gjatë apelit të bërë dje nga gjykata rezultoi se dy prej të pandehurve dhe një avokat mbrojtës mungonin, ndërsa prokurori i çështjes kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër në mënyrë që të njoftoheshin këta persona. Pas kësaj gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohej pas dy javësh. Hetimi ndaj të akuzuarve të procesit “Kashari” nisi në verë të vitit të kaluar, ndërsa më datë një dhjetor gjykata nxori urdhërarrestet për të pandehurit, të cilët u prangosën nga efektivët e Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët për Luftën Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurori. Tashmë kur dosja ka mbërritur në gjykatë, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e ndarjes së tokave në fshatrat e komunës Kashar. Sipas Prokurorisë, në bazë të përfitimeve të paligjshme ata kanë pajisur me vërtetim pronësie persona të ndryshëm, të cilët mund të ishin, ose jo banorë të komunës së Kasharit. Madje, në mjaft raste ka rezultuar se këta persona që kanë përfituar padrejtësisht tokë janë të afërm, familjarë ose lidhjet e tyre miqësore.
Dosja “Kashari”
Të pandehurit
Alfred Sulaj, kryetar i komunës
Faik Fejza, ish-kryetar i komunës
Naim Karaj, ish-kryetar i komunës
Islam Shera, kryeplak fshati
Shefqet Alikaj, përgjegjës kadastre
Ismail Sulaj, banor i Kasharit
Xhevair Hyka, banor i Kasharit
Ismail Bakalli, banor i Kasharit
Ruhi Valisi, banor i Kasharit
Akuzat
“Korrupsion pasiv nga të zgjedhurit vendorë”, “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”, të gjitha të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë.
Padia civile: Nexhmi Valisi i kërkon pronën të pandehurve
TIRANE – Tre prej të arrestuarve të dosjes “Kashari”; Shefqet Alikaj, Naim Karaj dhe Ruhi Valisi, veç akuzave të Prokurorisë në këtë proces do t’iu duhet të përballen edhe me një padi civile, të cilën e ka ngritur ndaj tyre një banor, që pretendon se këta i kanë grabitur pronën. I dëmtuari Nexhmi Valisi, nëpërmjet një avokati të pajisur me prokurë i kërkoi dje gjykatës pranimin e padisë dhe rikthimin e pronës së tij që pretendon se i është rrëmbyer prej veprimeve të të paditurve. Gjykata pasi u njoh me këtë pretendim dhe përmbajtjen e padisë civile vendosi ta fusë atë për gjykim, ndërsa u kërkoi të paditurve dhe mbrojtësve të tyre të shpreheshin në lidhje me këtë padi, kopje të së cilës do vihej në dispozicion. Gjatë seancës së ardhshme pritet që këta të japin sqarime për padinë, ndërsa paraprakisht mësohet se këta e kanë mohuar akuzën. Nexhmi Valisi është edhe një nga denoncuesit e abuzimeve me pronat e Kasharit, ku si pasojë e kallëzimeve të banorëve të këtij fshati ranë në pranga të pandehurit e këtij procesi. Nëse të akuzuarit Alikaj, Karaj dhe Valisi do të gjenden fajtorë për grabitjen e pronës së paditësit, gjykata pritet të vendosë në favor të Valisit, por nëse ata shpallen të pafajshëm atëherë pritet edhe rrëzimi i padisë. fa.ma.