E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezet takojne grate para sfides me Suedine

Ata janë sot shumë më të qetë sesa 6 vjet më parë në Baden Baden të Gjermanisë, në Kupën e Botës. Eleminimet e shpeshta kanë bërë që lojtarët anglezë të jenë më të rezervuar në sjelljen e tyre me gratë dhe të dashurat tani në Poloni.
Anglia do të luajë ndaj Suedisë ndeshjen e dytë në grupin D të Euro 2012-ës, ndërsa futbollistët janë lejuar që të pushojnë në qytetin historik të Krakovit. Për fat, femrat e tyre kanë mbërritur që nga Anglia, diçka që mund t’i japë ngrohtësi dhe shlodhje lojtarëve të cfilitur nga një sezon i gjatë me ekipet e klubeve si dhe nga presioni i madh para dhe gjatë Europianit.
Vjen gruaja e Uejn Runit, Kolin që zbret nga avioni, dhe ajo e Xhon Territ, Toni që zbret nga makina. Vijnë edhe të tjerat.
Pësimi është bërë mësim dhe lojtarët janë porositur nga stafi i trajnerit Roi Hoxhson, por edhe nga zyrtarë të Federatës që të përqëndrohen më shumë tek detyra ndaj ekipit kombëtar sesa tek qejfet personale dhe familjare, për t’i lënë ato pas Europianit.
Ka pasur thjesht shëtitje, pak blerje dhe më shumë drekime nëpër lokalet e Krakovit, jo rrallë të ndërprerë nga prania e tifozëve që kërkonin autografë apo foto, ndërsa bezdia më e madhe ishin reshjet e shiut që kanë përfshirë keqaz Poloninë.
Diçka e bukur i ka shkuar në mendje Hallit, shoqes së mbrojtësit të Mançester Junantid, Fil Xhons, pasi ajo vendosi të bëjë një xhiro me një pajton të shkëlqyer.
Anglia barazoi 1-1 me Francën në ndeshjen e parë të Grupi D, duke bërë një nisje të mirë të Europianit përsa i përket rezultatit, përderisa francezët ishin dhe janë favoritë të grupit. Gjithsesi, ndaj Suedisë nuk do të jetë aspak e lehtë, jo vetëm për shkak të presionit, por edhe për shkak të lojës jo të mirë të anglezëve në start si dhe prej faktit se Suedia është një nga rivalët më të rrezikshëm për Anglinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›