Peter eh do te jete gati per ndeshjen ndaj Polonise
Çekia do ta ketë gardianin e saj tepër të rëndësishëm në ndeshjen vendimtare të Grupit A. Portieri Petr Çeh e ka deklaruar me gojën e tij se problemet fizike nuk e shqetësojnë më, ndërsa skuadra ka tepër nevojë kur të luajë të shtunën ndaj Polonisë vendase.
“Unë do të jem 100 për qind gati për ndeshjen ndaj Polonisë. Do të luaj dhe jam i lumtur sepse një ditë më parë nuk isha në gjendje që të stërvitesha. Jam stërvitur dhe do jam gati për të shtunën. Askush nuk dëshiron të humbasë ndonjë ndeshje në kampionatin europian”, vlerësoi ai.
Përveçse ka kaluar dëmtimin, Çeh duket edhe i përgatitur për këtë përballje.
“I kam ndjekur ndeshjet e Polonisë ndaj Greqisë dhe Rusisë. i kam parë sulmuesit e tyre dhe i di lëvizjet që ata bëjnë. i kam ndjekur edhe në ndeshjet miqësore. Jam i përgatitur për këtë takim, thjesht na duhet të kemi një ditë të mirë si skuadër në ndeshjen ndaj tyre”, shtoi Çeh.
Do të jetë një derbi në Varshavë, ndoshta edhe më shumë sesa ndeshja mes Polonisë dhe Rusisë, ndërsa tradita kohët e fundit ka qenë pak më e mirë për polakët, ndryshe nga gjithë historia.