E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmet e mira të Pulitzer 2010, humbja e Murdoch dhe Enquirer

Autori i Lajmit: Redaksia

Çmimet Pulitzer të këtij viti jo vetëm që shpërblyen me çmim lajmin e mirë, por prodhoi dhe vetë lajme të pozitive. Lajmi më i mirë ishte se gazeta skandaloze “National Enquirer”, nuk fitoi asnjë çmim, por nuk ishte as finaliste në listë për botimin e lidhjes jashtëmartesore dhe djalit të paligjshëm të ish-senatorit demokrat, Xhon Eduard. Edhe pse National Enquirer nuk mund të fajësohet, pasi faktet për tradhtinë e ish-kandidatit presidencial ishin shumë të sakta dhe të renditura siç duhet, nëse Enquirer do të kishte fituar Pulitzerin kjo do të ishte një goditje për gazetarinë serioze. Dhënia e çmimit këtij tabloidi amerikan do ta kishte legjitimuar gazetën, që publikon skandalet e personave VIP, UFO-ve dhe lajmeve që përbëjnë sensacion. Kjo do të ishte njëlloj sikur ti jepje “Xhek Kasapit” me medalje për uljen e numrit të prostitutave në rrugët e Londrës. Një tjetër lajm i mirë për çmimet Pulitzer ishte dhe interesi i lartë i opinionit publik për gazetarinë. Ai është ende gjallë dhe nuk prezantohet vetëm nga dy emrat kryesorë, The Uashington Post dhe The New York Times. Çmimi i madh për Shërbimin Publik i shkoi “Bristolit”, “Virginias” dhe “Herald Courier”, ndërsa ai për lajmin më të shpejtë i shkoi stafit të “The Seattle Times”. Gjithashtu, bordi i çmimeve Pulitzer pranoi për herë të parë se interneti ekziston dhe kishte shumë gazetarë që bënin një punë shumë të mirë që punonin online dhe nuk printonin thjesht lajme bajate të shtypura. Çmimi për karikaturën më të mirë të editorialit i shkoi karikaturistit Mark Fiore, punët e të cilit kushdo mund ti shohë në faqen SFGate.com. Një tjetër çmim i rëndësishëm, ai i gazetarisë investigative u nda mes Barbara Laker dhe Uendy Ruderman të Philadelphia Daily Neës dhe Sheri Fink e “ProPublica”, në bashkëpunim me revistën The New York Times Magazine. “Ne jemi pikërisht për këtë qëllim këtu”, - thoshte
Paul Steiger, themeluesi i ProPublica-s dhe përgjegjës menaxhimi në Wall Street Journal. “Qëllimi është ta çosh historinë përpara syve të njerëzve që mund të përfitojnë më shumë prej saj”. Është shumë interesante, por jo e habitshme që pronari i Wall Street Journal, Robert Murdoch nuk ka fituar asnjë çmim Pulitzer që kur Paul Steiger u largua prej gazetës. Përpara se Murdoch të blinte gazetën, ajo ishte një ndër fitueset e mëdha të çmimeve Pulitzer. Steiger e la punën në gazetë në maj 2007 pasi gazeta Wall Street Journal kishte fituar dy çmime Pulitzer një vit më parë. Që kur Murdoch punësoi si kryeredaktor Robert Thompsonin, gazeta i dha një përparësi më të madhe mbulimit të kronikës dhe politikës në një përpjekje për të konkurruar New York Times, të cilën Murdoch ka tentuar ta blejë disa herë, por pa sukses. Është taktikë e manjatit që, nëse nuk arrin ta shkatërrojë gazetarinë e mirë, ai do të përpiqet ta bëjë atë ekonomikisht, duke e blerë atë për tu hakmarrë. Ai po përpiqet ngadalë që ta shndërrojë
Wall Street Journal në një National Enquirer. Atij nuk i intereson shumë shërbimi publik i gazetës apo çmimet Pulitzer. Çmimi i tij është përfitimi, pushteti dhe hakmarrja. Pra çmimet Pulitzer ishin një lajm i mirë jo vetëm se riformuan nocionin e gazetarisë së mirë, por na kujtuan gjithashtu se çfarë është gazetaria e keqe.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›