Përloten pleqtë: “Nuk e paguam dot ujin. E lamë pensionin tek bashkia dhe dritat”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Ndoshta ndonjë zakon i vjetër i ngulitur nga një kohë kur gjërat kishin rregull, apo ndoshta nga ndonjë prirje e tejdukshme moshore për tu larguar nga kjo botë pa borxhe dhe me ballin lart, pensionistët tanë janë gati të hanë bar dhe ligjin të mos e shkelin. Ata janë pjesa më e ndërgjegjësuar e shoqërisë për të qenë në rregull me shtetin.
Xhevdet Shaqja, ish- dirigjenti i orkestrës frymore të Ushtrisë, sot është një nga të shumtët pensionistë, që me pensionin kore buke” paguan taksat dhe tarifat e rritura të shërbimeve bazë si uji, energjia, telefonat, taksat lokale. Por këtë herë Xhevdeti u dorëzua...Ne e takuam në sportelet e Ujësjellësit të Tiranës, ku bashkë me të shoqen për krahu kishin ardhur të paguanin detyrimin e panjohur të ujit. Gruaja e tij na thotë që në fillim: “Ja, të presim se çfarë do të na thonë, sepse nuk e dimë sa kemi për të paguar. Fatura nuk na vjen”. Por kur kthehet nga sporteli, fleta e faturës dridhet në duart e saj, më shumë se duart e të shoqit që vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Keni parë ndonjë çift pleqsh që të përlotet nga faturat e ujit? Po kur fatura shënon më shumë se 40 mijë lekë të vjetra, cili pensionist nuk do ta humbiste toruan, kur deri një muaj apo dy muaj më parë kishte parë fatura uji 5 mijë apo 10 mijë lekëshe, por jo 40 mijëshe!
Fatura 40- mijëshe
Xhevdet Shaqja me të shoqen u kthyen nga sporteli i Ujësjellësit pa e paguar faturën e ujit, edhe pse ata ishin nisur enkas për këtë gjë. Nesër-pasnesër, ujësjellësi do tua çojë atyre faturën edhe më të fryrë prej kamatvonesës! Çifti i moshuar që nuk është mësuar tia bëjë dysh vendimin shtetit, këtë herë është dorëzuar. “A mendojnë këta për ne?,- thotë herë burri dhe herë gruaja. -Me çfarë lekësh të paguajmë? Pensionet tona i lamë tek KESH-i dhe tek Njësia Bashkiake për taksat e pastrim-gjelbërimit. 80 mijë lamë për dritat, mbi 60 mijë për taksat e bashkisë dhe tani na kërkojnë edhe për ujin 40 mijë. Na ka mbetur ndonjë lek për të ngrënë dhe ilaçe?”
“Deve jemi ne të harxhojmë kaq ujë?”
Xhevdet Shaqja me familjen e tij harxhon shumë ujë. Këta të moshuar të varfër, nuk e kanë fare ndjenjën e kursimit. Së paku, këtë tregon fatura e ujit. Sidomos vetëm për ujë të pijshëm ata kanë harxhuar 31 680 lekë (të vjetra gjithnjë), ndërsa për ujë të përdorshëm, 7680 lekë (me tvsh). Pjesa tjetër e 40-shes është tarifë mujore shërbimi (1200 lekë të vjetra), që Xhevdeti me të shoqen të pinë ujë të sigurt e me furnizim ritmik, ashtu si pi gjithë Tirana! Pra, kjo tarifë mujore shërbimi është në fund të fundit një shërbim më se i domosdoshëm për tu paguar, për mirëmbajtjen e rrjetit.
Mirëpo Xhevdet Shaqja me gruan këtë herë nuk kishin për të paguar as 9 mijë dhe as 10 mijë lekë, pasi kishin konsumuar ujë si asnjëherë tjetër. “Fatura juaj thotë 40 mijë lekë, sepse ju keni harxhuar shumë ujë, sidomos ujë të pijshëm, 80 MC. Kështu thotë fatura”. I prekur nga ky konstatim që bëjmë, Xhevdeti na thotë: “Pse, deve jemi ne që të harxhojmë kaq ujë? Pastaj, ne nuk pimë fare ujë nga tubacionet e Ujësjellësit. Djali im mbush bidonat në rrëzë të Dajtit”. Po kush ia beson Xhevdetit këtë, kur fatura tregon qartë se sa ujë të pijshëm ka konsumuar ai nga çezma!
Invalidët: Paguam 60 mijë lekë për pastrimin, nuk na thanë që na takon 1000 lekë
Xhevdet Shaqja me të shoqen vijnë të paguajnë faturën e ujit, pasi kanë paguar taksat në bashki.
Atje ata të dy lanë nga pensioni një shumë prej mbi 60 mijë lekësh të vjetra. Por, ajo që dëgjojmë më pas nga goja e tyre, është se po këto taksa i paguan edhe djali i tyre që banon në të njëjtin apartament me ta. “Unë me burrin tim jetojmë në të njëjtin apartament me djalin të martuar, por kemi bërë ndarje familjare. Dhe taksat për bashkinë i paguajmë dyfish: 60 e ca mijë paguam ne, po kaq edhe djali për pastrimin, gjelbërimin dhe banesën”, thotë gruaja e Xhevdet Shaqes.- Apartamenti ynë është 85 metra katrorë,- përgjigjet, kur e pyesim për sipërfaqën e banesës dhe llojin e saj. Gruaja habitet kur i themi, se për pensionistët që jetojnë të ndarë nga fëmijët, pagesa e taksave të pastrim-gjelbërimit nga bashkia është caktuar 1000 lekë të vjetra. Pra, ata të dy duhet të paguanin vetëm 1000 lekë të vjetra. Kjo tarifë simbolike që është publikuar disa vite më parë edhe nga mediat dhe që duhet të jetë e afishuar edhe në xhamat e mini-bashkive, nuk është zbatuar për Xhevdetin me të shoqen, të cilët shqyejnë sytë të çakërritur, pasi kanë vite që paguajnë njësoj sa djali i tyre. Pyetja jonë është: Cila punonjëse i ka marrë këto para nga dora e të moshuarit? Gazeta do të mundohet të provojë se ku kanë shkuar dhe si i është kërkuar kjo pagesë në njësinë bashkiake që i përket rrugës “Kongresi i Manastirit” në Kryeqytet.
Uji shtrenjtohet, qeveria nuk ka gati skema kompensimi për të varfrit
Faturat e ujit deri disa kohë më parë ishin të papërfillshme përballë atyre të dritave. Por rritjet që ka pësuar çmimi i ujit, dhe sidomos me rritjen e fundit, është bërë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e vogël të familjeve të varfra. Qeveria lejoi rritjen drastike të çmimit të ujit, por ajo nuk kishte parapërgatitur sakaq asnjë lloj politike sociale për të lehtësuar barrën mbi më të varfrit dhe të dobëtit. Xhevdet Shaqja me të shoqen nuk janë vetëm dy të moshuar, por janë edhe invalidë. Xhevdeti vuan nga sëmundja degjenerative e trurit, Parkinson, ndërsa gruaja e tij është me leuçemi. Por ata nuk kanë asnjë lloj lehtësie si invalidë. Përkundrazi, thamë që paguajnë taksat e bashkisë njësoj si të tjerët.
“Ne jemi dy pensionistë. Unë jam i sëmurë, vuaj nga Parkinsoni, gruaja është invalide me leuçemi. Pensionet tona janë 130 mijë pensioni im, 120 mijë i gruas. Së bashku marrim 250 mijë lekë. I paguajmë dot gjithë këto taksa?” Eshte urgjente që në shportën e mallrave jetikë për rimbursim të jetë veç energjisë, lëndëve djegëse, bukës, edhe uji. Mediat dhe Shoqatat e Konsumatorëve së bashku e kanë detyrë të përbashkët të luftojnë për këtë, madje edhe për kompensimin real të të gjithë artikujve, që deri tani është një kokërr misër mes patateve...
Në familja e Kristinës, vajzës së paralizuar, që paguan ujë si gjithë të tjerët...
Kur varfëria dhe sëmundja mblidhen bashkë, nuk ka më keq. Por e keqja rritet akoma edhe më shumë, kur nuk gjen asnjë masë lehtësimi nga qeveria. Kristiana Sterjo, vajza që shihni në foto, është nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Emin Duraku”. Por ndryshe nga moshatarët e saj, ajo shkon në shkollë me rrotat e karrocës së paralitikes dhe jo me këmbët e saj. Ka tetë vjet që ndodh kështu, qëkur sëmundja e nënshtroi vogëlushen. E zverdhur në atë ndenjëse, megjithatë na buzëqesh në një mënyrë shumë të njerëzishme. Por hallet e Kristianës janë edhe të së gjyshes, dhe ato nuk mbarijnë tek pragu i derës. Për ta nxjerrë vajzën jashtë për në shkollë, ajo e ka shumë vështirë të manovrojë copëzën e rrugës së pashtruar. Bashkia e solli rrugën deri diku, pastaj nuk hyri më thellë në lagje, ndërsa gjinekologu që banon në të njëjtin pallat me të, Halim Kosova, shtroi edhe një pjesë tjetër. Por ka mbetur akoma. Ndërsa flet për telashet, gjyshja e Kristianës, Kristina, na tregon se edhe vëllai i saj, pra i nipi, është gjithashtu i sëmurë me kartelë. Megjithatë, familja me dy fëmijët e sëmurë, me prindërit me paga të vogla dhe me gjyshen me pension minimal nuk ka asnjë përkrahje. Në fakt, gjyshja e vajzës na thotë se marrin kompensim nga shteti për energjinë elektrike dhe tani nuk paguajnë më nga 150 dhe 200 mijë lekë të vjetra, por po paguajnë rreth 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo që dëgjojmë, është e pabesueshme. Familjes i është dhënë një mbështetje për pagesën e dritave, por përsëri paguan shumë. Por si të mos mjaftojë fatura e dritave, tani familja po rëndohet më tej edhe me faturën e ujit, pas rritjes së çmimit. “Këtë herë na erdhi uji 5000 lekë, por muajin e kaluar paguam 21 mijë lekë,- thotë Kristina Sterjo. Djali është polic, nusja pastruese, me rroga të vogla. Si shtyhemi ne duke paguar vetëm për dritat, pensionin tim?”
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010