Argjentinë, diktatori Bigone dënohet me 25 vjet burg
Autori i Lajmit: Redaksia
Buenos Aires – Ish-diktatori ushtarak i Argjentinës, Reinaldo Binjone, është dënuar me 25 vjet burg për abuzim me të drejtat e njeriut tri dekada më parë. Gjenerali Binjone (82 vjeç) ka urdhëruar rrëmbimet dhe torturat, në kohën kur ishte numri 2 në komandën e vendit midis viteve 1978 dhe 1979. Familjarët e viktimave mbanin fotot e të dashurve të tyre dhe brohoritën në fund të gjyqit në Buenos-Aires, raporton agjencia e lajmeve BBC. Gjithashtu, gjashtë zyrtarë të tjerë u dënuan me burg. Gjeneral Binjone, i cili ka shërbyer de fakto si president i Argjentinës midis viteve 1982-83, është shpallur fajtor për përfshirjen e tij në 56 raste të vrasjeve, torturave dhe rrëmbimeve. Verdikti u lexua nga gjykatësja Marta Millok në një dhomë të vogël brenda një stadiumi ku shumë prej të pranishmëve ishin të afërm të personave të përndjekur. Ata mbanin në duar foto të të dashurve të tyre dhe e duartrokitën vendimin e gjykatës në momentin që u lexua nga gjyqtarja. “Sot është një ditë e madhe për Argjentinën”, - tha Estela de Karloto, presidente e grupit të të drejtave të njeriut, “Gjyshet e Plaza de Mayo”. “Ne jemi dakord me vendimin, por mbetet ende shumë për të bërë. Ka me qindra të tjerë mbi të cilët rëndojnë më shumë akuza”. Në të njëjtin vendim pesë oficerë të tjerë morën dënime nga 17 deri në 25 vjet për pjesëmarrje në krimet e diktatorit, ndërsa një ish-oficer policie u shfajësua nga akuzat. Binjone, aktualisht është në arrest shtëpiak dhe nuk ishte prezent në momentin e dhënies së vendimit. Gjykatat argjentinase dhe kongresi e kanë refuzuar amnistinë për krimet e juntës dhe presidentja Kristina Fernandez ka vendosur si prioritet të qeverisë së saj dënimin e krimeve të diktaturës.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010