Morales: “Mos hani pulë, rrezikoni impotencën dhe flokët”
Autori i Lajmit: Redaksia
La-Paz - Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, beson se meshkujt nuk duhet të hanë mish pule, nëse dëshirojnë të “ruajnë flokët në kokë dhe të kenë marrëdhënie të rregullta seksuale”. Kështu shkruan e përditshmja britanike “Telegraph”. Morales në konferencën kushtuar mbrojtjes mjedisore tha se prodhuesit injektojnë hormonet femërore në pulë, duke penguar meshkujt, të cilët konsumojnë mishin e pulës, të jenë meshkuj. Gjithashtu, ai tha se njerëzit, të cilët hanë shpesh dhe në sasi të madhe mishin e pulës, bëhen tullacë më shpejt se të tjerët. Morales akuzoi Perëndimin, e veçanërisht SHBA-në, duke thënë se po sjellin “gjithnjë e më shumë helm në Bolivi”. “Rritësit e pulës në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera Perëndimore thonë se ata kanë hequr dorë nga përdorimi i hormoneve tek shpendët shumë dekada më parë dhe shumë prej këtyre vendeve, ndoshta dhe jo shumica e tyre nuk lejojnë ushqimin e tyre me to”. Presidenti bolivian kritikoi gjithashtu pijen Coca-Cola duke thënë: “Është e dëmshme... imagjinoni se çfarë përmban brenda”. Morales madje, në janar, ka propozuar një pije që quhet “Coca Colla”, e cila gjithashtu prodhohet nga bima e Cocas dhe rritet në qendër të Bolivisë. Presidenti është një i pasionuar i madh pas kësaj bime dhe shpesh në mbledhjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e shikon ta përtypë. Bolivia, e cila është prodhuesja e tretë më e madhe e botës pas Kolumbisë dhe Perusë,
ka mbjellë rreth 30,500 hektarë me coca në vitin 2008, duke shënuar 6 për qind rritje nga viti pararendës. Vitin e shkuar Morales, në një takim që pati me kultivuesit e bimës së famshme, u zotua se do të rriste sipërfaqet e mbjella me këtë bimë dhe me 20 mijë hektarë të tjerë. Edhe pse kultivimi i bimës nga del kokaina është i ndaluar me ligj, Morales e ka justifikuar se ajo lejohet të përdoret si çaj, për tu përtypur dhe në rituale tradicionale të minoritetit Aymara.
Ky lajm është publikuar: 22/04/2010