E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i socialistëve Grupi i PS bojkoton seancën e sotme

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të jenë të pranishëm në Kuvend, as ditën e sotme. Ky vendim është marrë ditën e djeshme gjatë një mbledhje të Grupit Parlamentar, të cilët do ta bojkotojnë sërish seancën në shenjë proteste për penalizmin e deputetit Taulant Balla dhe tërheqjes së vëmendjes për deputetin Sajmir Tahiri. Në një protestë të mëparshme deputetët socialistë theksuan se nuk do të lejojnë dhunimin e fjalës së lirë në Parlament. Në mbledhjen që zgjati për rreth 60 minuta, deputetët socialistë kanë diskutuar mbi axhendën që do të ndjekin socialistët për protestën e 30 prillit dhe për valën e re të protestave që pritet të nisë më 1 maj nën moton “Ndal rrënimit ekonomik“. Bëhet e ditur se në protestën e 30 prillit do të grumbullohen në Bulevardin e Tiranës njerëz nga çdo fshat e qytet i vendit, të cilët deri më tani janë grumbulluar në protesta lokale.
Bojkoti
Burimet zyrtare nga selia rozë bënë me dije se deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur që të hyjnë në seancat e Kuvendit vetëm kur të mbarojë ndëshkimi që Byroja e Kuvendit dha për deputetin Taulant Balla.
Në këtë mënyrë, deputetët e PS-së kanë konfirmuar dhe bojkotin e seancës së sotme të Kuvendit. Ndërkohë që tema e mbledhjes së grupit të PS-së ka qenë për protestën e datës 30 prill dhe detajet e organizimit të saj.
Në seancën e kaluar të ditës së enjte, deputetët e PS-së protestuan para godinës së Kuvendit për ndëshkimin e Ballës duke vendosur maska në gojë në shenjë proteste ndaj dhunimit të fjalës së lirë.
Protesta
Në mbledhjen që zgjati për rreth 60 minuta, deputetët socialistë kanë diskutuar mbi axhendën që do të ndjekin socialistët për protestën e 30 prillit dhe për valën e re të protestave që pritet të nisë më 1 maj nën moton “Ndal rrënimit ekonomik“. Bëhet e ditur se në protestën e 30 prillit do të grumbullohen në Bulevardin e Tiranës njerëz nga çdo fshat e qytet i vendit, të cilët deri më tani janë grumbulluar në protesta lokale. Në mbledhjen e grupit socialist u vendos që familjes së deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi të shlyhet kredia nga kontributet vullnetare të deputetëve socialistë.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›