E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e parë e Goldbergut në OKB, përplasje me Budon

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 17 nëntor 1965 - Shtetet e Bashkuara u dhanë një goditje tjetër shanseve të Kinës së Kuqe për një vend në OKB këtë vit me një manovër që provokoi protesta të ashpra të mbështetësve të Pekinit. Për tu siguruar që dera për Pekinin do të qëndronte e mbyllur edhe këtë sesion, Shtetet e Bashkuara dhe 10 shtete të tjera i bënë thirrje Asamblesë së Përgjithshme që ti qëndronte vendimit të vitit 1961 kur një rezolutë kalonte vetëm kur të merrte dy të tretat e shumicës. Përfaqësuesit diplomatikë amerikanë thonë se rezoluta prokineze nuk do të marrë as shumicën e thjeshtë. Ata thanë se kishin kërkuar rikonfirmimin e rregullit të dy të tretave vetëm për të përshpejtuar një vendim. Sondazhet jozyrtare kanë treguar se gjithsesi, Pekini mund të marrë mjaftueshëm vota për tu pranuar nëse vendoset rregulli i shumicës së thjeshtë. Amerikanët kanë kërkuar të flasin në momentin e fundit përpara votimit, me sa duket, për të bërë përpjekjen e fundit që të fitojnë terren me propozimin e tyre. Ambasadori amerikan në OKB, Artur Xh. Goldberg, i cili ka vuajtur nga një grip i lehtë këto ditë, ka planifikuar për të mbajtur fjalimin përfundimtar, ndërkohë që delegati Çarls Jost, në fjalën e tij përpara Asamblesë ditën e martë në mbrëmje bëri thirrje se çështja e përfaqësimit të Kinës është shumë delikate për tu vendosur nga një votim me shumicë të thjeshtë. Ai deklaroi se paqja në Azi varet nga ky vendim, prandaj dhe rregulli i dy të tretave ishte i detyrueshëm. Jost i hodhi poshtë pretendimet e mbështetësve të Pekinit se Kina e Kuqe mund të jetë më e disponueshme për negociatat e pakushtëzuara për ti dhënë fund luftës në Vietnam, nëse do të ishte pjesë e forumit. “Është mungesa e vullnetit, jo mungesa nga Kombet e Bashkuara, ajo që se ka lejuar Pekinin të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës së Azisë Juglindore”, - tha Jost. Por vendet që mbështesin Kinën akuzuan Shtetet e Bashkuara se po ndërmerrte një manovër procedurale, sepse i mungonin votat për ta bllokuar Pekinin që të merrte shumicën e thjeshtë. Ambasadori shqiptar, Halim Budo, tha gjatë fjalës së tij se Shtetet e Bashkuara më në fund e kishin humbur “shumicën e tyre të vetvetishme”. “Tani, - tha Budo, - ajo ishte detyruar të kërkonte zbatimin e rregullit të dy të tretave. Përkrahësit kryesorë të Kinës së Kuqe për të fituar anëtarësinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thuhet se janë të ndarë për atë se çfarë duhet ti propozojnë Asamblesë së Përgjithshme. Burime diplomatike nga brenda organizatës thanë se kjo ndarje ka ardhur mes 11 delegacioneve që bindën Asamblenë prej 117 vendesh të bjerë dakord për fillimin e një debati për “rikthimin e të drejtave ligjore të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara”. Këto burime thanë se Kamboxhia kishte sugjeruar një rezolutë që propozonte vendin e Kinës Komuniste në të gjitha organet e OKB-së pa përjashtimin e nacionalistëve kinezë të Tajvanit. Ndërkohë që Shqipëria, aleatja kryesore e Kinës në konfliktin e saj me Bashkimin Sovjetik nxiti kërkesën e rezolutës për përjashtimin e Tajvanit dhe përmbushjen e disa kushteve të tjera për sa i përket futjes së Kinës Komuniste në organizatë. Mes kushteve të vendosura nga ministri i Jashtëm kinez, Çen Ji, më 29 shtator ishin:

1. Tërheqja e rezolutës së OKB-së më 1951, e cila dënonte Kinën Komuniste si një agresore në Kore.

2. Përjashtimi nga Kombet e Bashkuara të vendeve “kukulla imperialiste”

Diplomatët thanë se propozimi i Kamboxhias u prit me rezerva nga Shqipëria dhe nëntë vendet e tjera që mbështesnin futjen e Kinës në OKB. Këto vende ishin Algjeria, Burundi, Kongo, Kuba, Gana, Guinea, Mali, Rumania dhe Siria. Parashikohet që rezoluta e dyfishtë që lejon pranimin e Kinës, por dhe të nacionalistëve tajvanezë në të njëjtën kohë, mbetet favorite për të marrë më shumë vota.

Arrihet një marrëveshje

Por pavarësisht mosmarrëveshjeve diplomatike që kanë ndarë OKB-në prej kohësh, forumi i dha fund me një marrëveshje detyrimit të anëtarëve për të paguar borxhet e tyre të paqeruajtjes. E megjithatë, edhe një herë tjetër Shqipëria sulmoi direkt Shtetet e Bashkuara dhe indirekt Bashkimin Sovjetik. Sulmi mbështeste shpresat e Kinës Komuniste se vendet e vogla do të arrinin ta rimodelonin Organizatën dhe do ti jepnin fund autoritetit të veçantë që gëzonin fuqitë e mëdha. Shtyrja erdhi 275 ditë pasi Asambleja ishte mbledhur nën një formulë të debatueshme për të shmangur votimin e nenit 19 të konventës. Gjatë 46 seancave plenare të Asamblesë që prej dhjetorit, janarit, shkurtit dhe këtij muaji, forumi kishte arritur të miratonte 14 rezoluta, por skishte përmbushur pothuajse asnjërën prej tyre. Por marrëveshja e fundit zyrtarizoi dështimin e një kompromisi për formulën financiare të ruajtjes së paqes. Budo e quajti marrëveshjen një makinacion për të goditur luftën për nenin 19, i cili ishte një humbje perfekte e argumenteve “zhgënjyese” të Shteteve të Bashkuara. Delegati shqiptar pohoi sërish se lufta ndaj nenit 19 nuk kishte fare të bënte me financat, por ishte një komplot i “fuqive të mëdha të caktuara” për të sulmuar Asamblenë. Ambasadori amerikan, Goldberg, gjatë fjalimi të tij të parë në sallën e Asamblesë, e quajti fjalimin e Budos si “të papërmbajtur, të pasaktë, të vrazhdë dhe krejtësisht të izoluar”.

Saki lë postin e kryetarit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Thant, paralajmëroi “situatën e vazhdueshme shqetësuese financiare” dhe bëri një apel urgjent për kontribute vullnetare. Në fundin e punimeve të Asamblesë, delegacionet respektuan rolin e ish-kryetarit të Asamblesë, Aleksi Saki, i cili kishte drejtuar Asamblenë në ditët më të vështira të saj. Gjatë drejtimit të tij forumi kishte arritur të përfundonte vetëm disa marrëveshje dhe themelimin e organizatës së re për tregti dhe zhvillim të OKB-së.

Ky lajm është publikuar: 22/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›