E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, skandali, zbulohet tjetër tradhti e Eshli Kolit



Pas skandalit të kapitenit të çelsit, Xhon Terri duket se problemet mbi marrëdhëniet jashtë martesore nuk kanë të sosur për blutë e Londrës. Tabloidi "News of the World" ka publikuar dje skandalin më të fundit të Eshli Kol. Lojtari duket se nuk ka arritur dot të mbajë të fshehtë kalimin e një nate me një vajzë të quajtur An Korbit, gjatë turneut që çelsi po kalonte në SHBA në verën e vitit të kaluar. Me gjithë përpjekjet për ta fshehur këtë tradhti, vajza duket se nuk e ka mbajtur dot të fshehtë dhe ka "tradhtuar" lojtarin duke treguar në detaje historinë. "Ndenjëm së bashku përgjatë gjithë natës dhe kemi kryer marrëdhënie për rreth 4 orë. U njoha më të pas prezantimit nga një mik i përbashkët dhe u miqësuam akoma më shumë në një natë që lojtarët e çelsit po kalonin në një lokal nate", ka thënë biondja amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›