E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, sigurim vullnetar në vendlindje



DURRES - Bujqit dhe emigrantët tanë që punojnë në Perëndim në të zezë po synojnë pagimin vullnetar të kontributeve për pension pleqërie në qarkun e Durrësit. Pasiguria e jetës në vendet e BE-së si pasojë e krizës botërore ka sjellë në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve të gjithë ata emigrantë me dokumente të rregullta, që punojnë pa siguracion jashtë shtetit, në mënyrë që të "hipotekojnë" në të ardhmen pensionin "Made in Albania ". Në Qarkun e Durrësit ka ardhur duke u rritur numri i të siguruarve në institucionin e Sigurimeve Shoqërore. Sipas drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore, Frederik Tufa, për këtë rritje kanë ndikuar edhe tarifat e ulëta të aplikuara. Të vetëpunësuarit në bujqësi një vit më parë kanë bërë siguracionet e tyre, shifër që llogaritet në rreth 7 mijë, ndërsa këtë vit ky numër pritet të jetë progresiv. Sipas Tufës shifra e siguracioneve do të arrijë në rreth 11 mijë vetë. Deri në fund të muajit mars është i aplikueshëm afati i faljes së kamatë-vonesave për sigurimet e viteve të kaluara. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›