E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polanski merr "Ariun e Argjendtë" në arrest shtëpie



Pas 46 vjetësh trofeu "Ariu i Artë" shkon në Turqi. Historia e një djali 8-vjeçar nga një skaj u humbur i Turqisë, jeta e ëmbël e të cilit merr një kthesë të hidhur, kur ai humbet të atin, ka prekur jurinë e Berlinales. "Bal" ("Mjaltë") i regjisorit Semih Kaplano?lu, triumfon në edicionin e 60-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Ariun e Argjendtë për regjinë më të mirë e meritoi Roman Polanskit, me filmin "The Ghost ëriter", ndonëse gjendet në arrest shtëpie në Zvicër. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, mbrëmjen e së shtunës, munguan edhe aktorët kryesorë Pierce Brosnan dhe Eëan McGregor. Trofeun e tërhoqi drejtori i filmit Alain Sarde, i cili përcolli edhe mesazhin e regjisorit, i cili kishte thënë se "edhe sikur të kisha qenë në gjendje nuk do të kisha ardhur, sepse herën e fundit kur isha në një festival për të marrë një çmim përfundova në burg". Sa i përket interpretimit autorial, "Arinjtë" u shkuan aktorëve japonezë dhe rusë. Shinobu Terajima u vlerësua për rolin e saj në filmin "Caterpillar", ku luan një grua që kujdeset me vetësakrifikim për të shoqin e plagosur rëndë në luftën japonezo-kineze të Paqësorit. Aktorët deri tani të panjohur në rrafshin ndërkombëtar Grigori Dobrigin dhe Sergei Puskepalis, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin çmimin për interpretuesin më të mirë, luajnë në thrillerin psikik "How I Ended This Summer" të Alexei Popogrebskit dy burra, që punojnë në një stacion kërkimesh polare në Oqeanin Arktik. çmimin e Madh të Jurisë e fitoi rumuni Florin Serban për dramën rinore "Nëse dua të fishkëllej, fishkëllej". Tre filmat gjermanë pjesëmarrës në konkurrim nuk fituan çmime kryesore. Në mbyllje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u prezantua filmi "Otouto" i regjisorit japonez Yoji Yamada, ku përshkruhet historia e një familjeje të shtresës së mesme. Yamada ishte nderuar më parë për punën e tij, me "Kamerën e Berlinales". Sa i përket prurjeve, në përgjithësi, të këtij edicioni, kritika, jo gjithnjë është shprehur optimiste. "Tepër e vrazhdë, tepër e zymtë, tepër vulgare". Këto janë disa nga gjykimet për një sërë filmash të edicionit të 6-të. Megjithatë ky edicion është pritur mjaft mirë nga publiku. Në fund të festivalit janë numëruar rreth 300 mijë bileta kinemaje të shitura, çka shënon një rekord për Berlinalen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›