E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazimi, Siti dhe Liverpuli ndajnë nga një pikë



Me gjithë rikthimin e të dëmtuarve Belami për Mançester Sitin dhe Torresin për Liverpulin, të dy sulmuesit nuk kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin, duke bërë që ndeshja midis vendit të katërt dhe të pestë të mbyllej me rrjeta të paprekura. Ndeshje ishte e qetë dhe me pak raste nga të dy ekipet, të cilët duket se i janë trembur më së shumti humbjes duke u pozicionuar përgjithësisht në mbrojtje. Nga të dy portierët vetëm ai i Liverpulit, Reina ishte i vetmi i cili shpëtojë rrjetën nga një gol pothuajse i sigurt i Emanuel Adebajor në pjesën e dytë. Tashmë pas fitores 5-2 të Aston Vilës kundër Bërnlei diferenca midis 3 ekipeve, të cilët pretendojnë vendin e katërt, atë të Ligës së Kampionëve mbetet me vetëm 1 pikë. Liverpuli tashmë është në kuotën të njëjtë pikësh prej 55 me Aston Vilën dhe ka para në vendin e katërt me vetëm 1 pikë më shumë kundërshtarin e djeshëm Sitin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›