Roma nuk fal, Juventusi rikthehet në vendin e 4-ët
Roma e Ranierit s’ka falur as këtë javë dhe ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me kryesuesit e Interit. Verdhekuqtë mundën minimalisht Katanian me rezultatin 1-0 me gol të Vuçiniçit. Ndërkaq, Juventusi mundi 2-1 Bolonjën dje dhe është rikthyer nbë vendin e katërt, falë golave të Diegos dhe Kandrevas. Xhixhi Bufon është i kënaqur nga suksesi i Juventusit duke shprehur bindjen e tij se skuadra po e kalon momentin negativ: "Tani skuadra është ringjallur, ka besim tek aftësitë e saj dhe po fiton. E kishim harruar ndjesinë që provohej kur arrije tre fitore në javë, ndërsa tani duhet të vazhdojmë kështu, duke mos u habitur më për këto rezultatet pozitive - është shprehur portieri i bardhezinjve - Përsa i përket ndeshjes do të thosha që ishim me fat ndaj Bolonjës"
Interi
Zhoze Murinjo nuk do të festojë nëse do të eliminojë çelsin nga Liga e Kampioneve, për respekt në drejtim të lojtarëve londinezë dhe ish-tifozëve të tij, të gjithë të gatshëm për ta pritur me tapetin e kuq. "Nëse do eliminoj çelsin nuk kam aspak ndërmend të festoj atë sukses, përderisa nuk do të thotë se kam fituar Ligën e Kampioneve. Ato do të jenë dy përballje të zjarrta, por që nuk siguron suksesin evropian". Me këtë deklaratë, Murinjo nënvizon se objektivi i Interit është që t'i shkojë deri në fund Ligës së Kampioneve, edhe pse blutë e Londrës do të jenë një rival shumë i fortë për t'u kaluar, edhe pse shumë të veçantë për teknikun e Interit.
Renditja N P
1Inter 25 55
2Roma 25 50
3Milan 24 48 4Juventus 25 41
5Napoli 25 40
6Palermo 25 40
7Sampdoria 25 40
8Kaljari 24 38
9Xhenoa 25 38
10Fiorentina 24 34
11Bari 25 32 12Kievo 25 32
13Parma 25 30
14Bologna 25 28
15Lacio 25 25
16Udineze 24 24
17Katania 25 24
18Livorno 25 23
19Atalanta 25 21
20Siena 25 17
Të shtunën
Inter-Sampdoria 0-0
Xenoa-Udineze 3-0
Dje
Roma-Katania 1-0 Atalanta-Kievo 0-1 Bologna-Juventus 1-2 Kaljari-Parma 2-0 Fiorentina-Livorno 2-1 Palermo-Lacio 3-1 Siena-Napoli 0-0 Bari-Milan 0-2