Anglia KO me Holanden Mesi super

E mërkura, e programuar për miqësore ndërkombëtare, ka dhuruar sfida spektakolare. Anglia e Stuart Pirs, u mposhtë në “Uembli” me rezultatin 3-2 nga Holanda, në një ndeshje emocionuese deri në sekondat e fundit.
“Portokallinjtë” ishin në avantazh 2-0 pas golave të Arjen Roben dhe Huntelar, megjithatë, “Tre Luanët” arritën të barazonin në të 85-ën me Kahill dhe jang në të 90-ën.
Por, kur dukej se tekniku i përkohëshëm që zëvendësoi Kapelon do të regjistronte një rezultat pozitiv me Anglinë, Holanda shënon sërish në minutën e dytë shtesë me Roben, duke konfirmuar përse është skuadra nënkampione e botës.
Suedia triumfon në fushën e Kroacisë, falë një super-Ibrahimoviçi. Sulmuesi i Milani hapi serinë e golave me 11-metërsh, ndërsa Sebastian Larson me dy rrjeta vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Me të njëjtat shifra fitoi edhe Argjentina në fushën e Zvicrës, me Lionel Mesin që më në fund shndërrohet në protagonist absolut për “albicelestewt”, me tre gola të realizuar. Për helvetikët shënoi Xherdan Shaqiri, autor I golit të barazimit të përkohëshëm 1-1.
Mbyllet në barazim pa gola ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë, ndërsa Rumania barazoi 1-1 në Bukuresht me Uruguain. “Çelestët” shënuan të parët me kavanin, ndërsa Stanku ktheu ekuilibrat në lojë, në fraksionin e dytë.
Barazim 1-1 “in extremis” regjistron edhe Republika e Irlandës e Trapatonit përballë Republikës çeke.