Italia zhgenjen perballe SHBA

Italia mposhtet 1-0 nga SHBA-ja në miqësoren e zhvilluar në Xhenoa. Në stadiumin "Ferraris", axurrët janë shfaqur të ngadaltë dhe të parashikueshëm dhe nuk arritën të kalonin murin e amerikanëve. Pas një pjese të parë të lojës të mërzitshme, në fraksionin e dytë të lojës, amerikanët shënuan golin e vetëm të ndeshjes me Dempsein, që mposhti Bufon me një diagonale të saktë.
Ndoshta nuk është me vend që pas kësaj disfate Italia të shqetësohet. Kjo edhe sepse historikisht “axurrët” nuk kanë dhënë më të mirën në miqësore, mbi të gjitha përpara aktiviteteve të mëdha. Gjithsesi, zhgënjimi me SHBA-në ka ardhur në një prej testeve të fundit përpara Euro 2012, ndërsa skuadra nuk reagoi pas humbjes së mëparshme me Uruguain.
Prandeli tentoi të ndryshnte lojën e skuadrës, duke kryer shumë zëvendësime, e pavarësisht sulmeve finale, rezultati nuk ndryshoi, duke shënuar një fitore historike për amerikanët, që regjistrojnë fitoren e parë me Italinë.
Në fund të ndeshjes, drejtuesi i stolit nuk është shprehur aspak I shqetësuar, duke theksuar bindjen se Italia do të jetë protagoniste absolute në Kampionatin europian.
Sinjalet e vetme positive janë marrë nga të rinjtë Borini dhe Ogbona. Dy debutuesit i shtohen listës së lojtarëve tek të cilët Prandeli mund të mbështetet. Në anën tjetër, kapiteni Xhixhi Bufon e mbylli me humbje ndeshjen ku vendosi rekordin me 113 ndeshje në përfaqësuese, duke kaluar legjendën Dino Xof.