Anglia humb Carrollin

Andy Carroll është tërhequr nga skuadra e Anglisë për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 kundër Moldavisë dhe Ukrainës javën e ardhshme, pas një lëndimi që pësoi në debutimin e tij me West Hamin kundër Fulhamit.
Carroll u dëmtua pas 68 minutave lojë në Upton Park. Federata angleze e futbollit ka konfirmuar mungesën e Carrollit në dy duelet e ardhshme por ende nuk ka ftuar zëvendësuesin e tij.
“Ai do të kalojë një periudhë në tretman. Duhet të kryejmë edhe disa analiza para se të kuptojmë shkallën e lëndimit”, deklaroi menaxheri i West Hamit, Sam Allardyce.