Hajvalia nxjerrë pikë në Mitrovicë
_420613.jpg)
Pjesa e parë u përshkua me disa raste të skuadrave, por pa gola. Ndërkaq, në atë të dytë u arritën të dy golat.
Fillimisht befasuan lojtarët nga Hajvalia, respektivisht sulmuesi Festim Krasniqi, i cili në minutën e 55-të shënoi pas një kundërsulmi të mysafirëve.
Ndërkaq, në minutën e 66-të, vendësit barazuan falë golit të Shemsi Osmanit, i cili e mori një top të mirë nga Isuf Llumnica.
Ky i fundit e lëshoi një rast të mirë në fund të ndeshjes. Ekipi gjelbër e bardh pati edhe raste tjera me Shpëtim Idrizin e Samir Sahitin, kurse Hajvalia e pati një mundësi në fund të takimit me Fillim Guraziun.
‘Xehetarët’ dështuan ta gjejnë fitoren e dytë të sezonit, mirëpo mbetën një prej tri ekipeve të pamposhtura në tri xhirot e para.
Në anën tjetër, për debutuesin e Superligës, barazimi ndaj fituesit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, është mirëseardhur.