E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllaznimi i gëzohet fitores së parë

Vëllaznimi e ka shijuar fitoren e parë të sezonit, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra gjakovare ia doli ta mposht Trepçën në Gjakovë me rezultat minimal 1:0 falë golit të hershëm të realizuar.

Në fakt, që në minutën e parë, pas një faulli të akorduar për kuq e zinjtë, Alban Guci harkoi mjaft mirë dhe Gjergj Bushaj e gjeti golin pas një gjuajtjeje të saktë me kokë.

Në vazhdim, ‘Xehetarët’ kanë rrezikuar disa herë seriozisht, si me Enis Zabërxhën, Shpëtim Babajn e Getoar Dragushën, por nuk ia dolën t’i barazonin shifrat.

Pjesa e dytë ishte e nivelizuar, me pak raste. Mikpritësit e ruajtën me kujdes avantazhin e krijuar nga 45 minutëshi i parë dhe i arkëtuan tri pikë.

Në anën tjetër, Trepça e pësoi humbjen e dytë të sezonit. Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi do të luajë me Lirinë në Gjakovë, kurse Trepça e pret Hysin në Mitrovicë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›