E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeh kundër topit të ri

Portieri i Çekisë, Peter Çeh, mendon se topi i ri që do të përdoret në EURO 2008 do t‘u krijojë mjaft probleme portierëve, pasi ndryshon trajektore shumë shpejt gjatë fluturimit. "Topi i ri është shumë i paparashikueshëm. Ne do të shohim mjaft gola nga 30 metra distancë në këtë aktivitet. Topi është i shpejtë dhe thuajse nuk ka rezistencë ndaj erës, duke ndryshuar trajektore çdo sekondë, edhe në 5 metrat e fundit. Ndaj nuk do të jetë e lehtë të ndalosh një gjuajtje nga distanca. Faji si zakonisht do t‘u mbetet portierëve, të cilët nuk do të reagojnë në kohë ndaj këtyre ndryshimeve të shpejta", deklaroi portieri i Çekisë, pak ditë, pasi edhe Lehman i Gjermanisë e kishte kritikuar topin e dizajnuar nga "Adidas".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›