Anglia jashtë Evropianit, surpriza e kualifikueseve
Meqë EURO 2008 organizohej bashkërisht nga Austria dhe Zvicra, skuadrat evropiane u ndanë në 7 grupe, ku dy vendet e para shkonin menjëherë në fazën finale, pa pasur nevojë për të kaluar në fazën e eliminimit. Megjithëse ky sistem pritej të favorizonte skuadrat e forta, shumë pak prej tyre i përjetuan qetësisht eliminatoret. Edhe Kampionët e Evropës në fuqi, Greqia, pavarësisht faktit që grumbulluan 31 pikë, më shumë se ekipet e tjera, përjetuan një prej humbjeve më poshtëruese të historisë së tyre në rrugën drejt evenimentit veror.
Humbja poshtëruese
Pas dështimit në eliminatoret e Botërorit 2006, Greqia, e drejtuar nga Oto Rehagel, dëshironte të tregonte vlerat e saj gjatë fazës kualifikuese të EURO 2008. Por skuadra helene u turpërua në ndeshjen e zhvilluar në Athinë nga Turqia, e cila fitoi me rezultatin 4-1 në atë që është cilësuar si ndeshja më e paharrueshme e Grupit C. "Megjithëse ne shënuam një gol të shpejtë, nuk mundëm të mbanin ritmin e Turqisë dhe ata përmirësoheshin çdo minutë. Ata e merituan fitoren në fushën tonë", ishin fjalët e "dorëzimit" të Rehagel.
Turpi anglez
Rezultati i mësipërm ishte gabimi i vetëm gjatë ecurisë së Greqisë, ndërsa kombëtarja turke u detyrua të luftonte deri në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në EURO 2008. Nëse Turqia arriti të shkonte në fazën finale, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Anglinë, e cila shkatërroi çdo shans të sajin, pasi Izraeli i fali mundësinë për të marrë pjesë në fazën finale të EURO 2008.
Ringjallja ruse
Anglia dukej se e kishte rimarrë veten pas zhgënjimeve të fillimit të sezonit ku barazoi 0-0 në shtëpi me Maqedoninë dhe më pas u mund 2-0 nga Kroacia. Skuadra e drejtuar nga Stiv MekKlaren shkatërroi lehtësisht 3-0 Rusinë në "Uembli". Por dy gola në pjesën e dytë nga Roman Pavliuçenko i siguruan Rusisë një hakmarrje në ndeshjen e kthimit në Moskë me rezultatin 2-1 pas avantazhit anglez. Rusëve u duhej vetëm fitorja në dy ndeshjet e mbetura kundër Izraelit dhe Andorrës për të siguruar kualifikimin.
Çudia e Hidink
Megjithatë, një gol i minutave të fundit nga Omer Golan siguroi fitoren 2-1 të Izraelit ndaj Rusisë në Tel-Aviv, duke i kthyer përsëri shanset në favor të skuadrës së Stiv MekKlaren në ndeshjen e fundit kundër Kroacisë. Një barazim në "Uembli" do të ishte më se i mjaftueshëm për kualifikimin e Anglisë, por britanikët u mundën 3-2, pas një ndeshjeje plot gabime, duke i mundësuar Rusisë, që fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Andorrës, sigurimin e vendit të dytë dhe pjesëmarrjes në EURO 2008. "As që e mendoja se do të përfundonte kështu", ishin fjalët e trajnerit të Rusisë, Gus Hidink, i cili ishte i çuditur po aq sa tifozët e kësaj kombëtareje që kishin humbur çdo shpresë.
Bufi protagonist
Një tjetër ndeshje për t‘u kujtuar ishte ajo mes Danimarkës dhe Suedisë, e cila u pezullua kur rezultati ishte 3-3, pasi një tifoz hyri në fushë dhe sulmoi gjyqtarin Herbert Fandel, i cili kishte larguar një futbollist danez me karton të kuq, duke akorduar një 11-metërsh për ekipin mik. Skuadra e Lars Lagerbak siguroi më pas fitoren 3-0 në tavolinë. Ndërkohë, një buf u bë protagonist në ndeshjen e Finlandës me Belgjikën. Takimi u ndërpre për disa minuta pasi "miku i paftuar" fluturoi në fushën e lojës të stadiumit "Olympiastadion" në Helsinki, duke pushuar edhe në traversën e një prej portave para se të vendoste të largohej nga stadiumi dhe të linte skuadrat të përfundonin qetësisht ndeshjen.
31
Pikë
Greqia ishte skuadra që regjistroi më shumë pikë gjatë fazës eliminatore, plot 31 të tilla, ndonëse nuk arriti të siguronte rezultate të mira në ndeshjet e para. Grekët u mundën në Athinë 4-1 nga Turqia
13
gola
Devid Hili u bë rekordmeni i eliminatoreve të Evropianit, pasi sulmuesi i Irlandës së Veriut shënoi 13 gola gjatë kësaj faze. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Davor Shuker me 12 gola gjatë kualifikueseve
35
Gola
Përfaqësuesja gjermane ishte ajo që shënoi më shumë gola gjatë eliminatoreve, 35 të tillë, dhe ishte ekipi i parë që siguroi kualifikimin në fazën finale të EURO 2008, edhe pse më pas doli e dyta në grup
Golashënuesit
Mishel Platini,
mbreti i golave
Presidenti aktual i UEFA-s, Mishel Platini, mban një rekord për sa i përket fazës finale të Kampionateve Evropiane. Ndonëse ai ka shënuar vetëm në edicionin e vitit 1984, ku Franca u shpall kampione, 9 golat e tij nuk janë barazuar ende nga asnjë sulmues tjetër. I dyti në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kampionateve Evropiane renditet Alan Shirer me 7 gola, i ndjekur nga Patrik Klaivert me 6 gola të shënuar gjatë fazës finale. Jurgen Klinsman, Savo Milosheviç, Marko Van Basten dhe Zinedine Zidane e kanë mbyllur karrierën e tyre si futbollistë dhe pavarësisht 5 golave të shënuar në Evropianë, nuk mund të cenojnë "diktatin" e Platini. Të vetmit në gjendje ta thyejnë këtë rekord janë Milan Barosh i Çekisë, Nunjo Gomezh i Portugalisë dhe Tierri Henri i Francës, të cilët kanë shënuar 5 gola gjatë fazave finale të Evropianit. Pikërisht Henri duket se është personi më i motivuar për të thyer rekordin e "mbretit", pasi ka arritur edhe më parë ta bëjë një gjë të tillë. Platini mbante rekordin e 41 golave të shënuar me fanellën e përfaqësueses franceze, por gjatë eliminatoreve të EURO 2008, Henri e theu këtë rekord ,duke shkuar në kuotën e 44 golave.
Iniciativa
Euro-biletat, luftë kundër racizmit
Biletat që do të hidhen në treg për "Euro 2008", 1,05 milionë të tilla, do të stampohen së afërmi në Vjenë dhe ato do të mbartin mesazhin "Të Bashkuar Kundër Racizmit". Kjo është një strategji e koordinuar për të afirmuar me forcë mesazhin kundër racizmit dhe diskriminimit në evenimentin më të rëndësishëm në kontinent, që do të mbahet në Austri dhe Zvicër. Iniciativa të tilla kanë rezultuar mjaft të suksesshme në Evropianin e zhvilluar katër vjet më parë, në Portugali. UEFA ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë ngushtë me organizatën Futbolli Kundër Racizmit në Evropë (FARE) dhe qëllimi është që në sportin më të dashur në botë të mos vërehen dallimet raciale, por që ai të shërbejë për të bashkuar njerëzit me kombësi dhe kultura të ndryshme.
Iniciativat e këtij kompeticioni në Austri dhe Zvicër përfshijë edhe aktivitete gjatë ndeshjeve të fazës finale rreth temës "Të Bashkuar Kundër Racizmit": në veçanti, një spot publicitar specifik, që flet kundër këtij fenomeni, artikuj në programet e ndeshjeve dhe reklama në fushën e lojës me mesazhin anti-racizëm. Mes të tjerave është parashikuar që ky mesazh të shpërndahet edhe nëpërmjet shiritave të kapitenëve të skuadrave dhe në veshjet e personave që punojnë për ruajtjen e sigurisë në stadiume. Këto aktivitete do të intensifikohen në gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë dhe Bazel, ku kapitenët e katër skuadrave të kualifikuara do të lexojnë një komunikatë përpara fillimit të ndeshjeve.
Programi do të lançohet nga FARE në Bazel (qyteti që pret ndeshjen hapëse, Zvicër-Republika Çeke, më 7 qershor) në ditën e fillimit të "Euro 2008". Gjithçka do të bëhet në prezencën e përfaqësuesve të UEFA-s, të komitetit organizator të aktivitetit, të Komisionit Evropian dhe të shteteve pritëse. Me këtë lëvizje do të bashkohen edhe ish-futbollistët, të cilët do të shfaqen personalisht në aktivitetet e planifikuara për muajin qershor.
Mesazhi
Lufta kundër racizmit ndodhet në pjesën e poshtme të biletës, por për të do të flitet në masë në të gjitha aktivitetet gjatë "Euro 2008"
Yjet
Analizë e të gjithë futbollistëve që mund të lënë gjurmë në evenimentin në Austri dhe Zvicër
"Euro 2008", shansi i Kristiano Ronaldos
për t‘u konfirmuar si "Lojtari më i Mirë"
Gjatë gjithë këtij sezoni, Kristiano Ronaldo është "tallur" me mbrojtësit kundërshtarë: shpërthime në krah, driblime dhe rekord golash të shënuar me Mançester Junajted. Në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, mesfushori portugez ka shansin të tregojë të gjithë kualitetin e tij. Madje, për një audiencë edhe më të madhe dhe të tregojë se ai është lojtari më i mirë në botë. "Si jam bërë futbollisti më i mirë në botë? Duhet të punosh sezon pas sezoni", tha Ronaldo, që gjatë këtij sezoni ka fituar dy çmime si "Lojtari i Vitit" në Angli dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë përpara Kakasë dhe Lionel Mesit në garën për të marrë vlerësimin si "Lojtari më i Mirë në Botë". "Gjithmonë kam qenë i mirë, por në të njëjtën kohë kam punuar shumë. Përpiqem të përmirësohem ditë pas dite". Ronaldo ka bërë që tifozët të harrojnë largimit e disa viteve më parë të Devid Bekam dhe vitin e kaluar ndihmoi skuadrën që të fitonte titullin kampion. Ndërkohë, në këtë fundsezoni "Djajtë e Kuq" janë në garë dyshe me Çelsin, për trofeun në Premiership dhe për Ligën e Kampioneve. "Është normale që kur shënon shumë, mediat të kushtojnë vëmendje. Megjithatë, të gjithë lojtarët luajnë që të fitojmë, duke u përpjekur të japin më të mirën për klubin dhe për të siguruar objektivat e vendosura, vazhdoi ai. Aq sa punoj unë për të shënuar, aq punon edhe Runi, Tevez apo edhe Anderson". Për ta ndihmuar që të shkëlqejë në Austri dhe Zvicër, do të jenë edhe Deko i Barcelonës dhe Simao Sabroza i Atletikos së Madridit, në sfidat që Portugalia do të luajë në Grupin A kundër Turqisë, Republikës Çeke dhe Zvicrës. Por, ndërkohë që Ronaldo pritet të jetë ylli i "Euro 2008", diçka është e sigurt: ai nuk do të jetë i vetmi.
Tierri Henri ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Francës në dekadën e fundit, por "Euro 2008" mund të jetë vitrina më e mirë e Frank Riberisë dhe Karim Benzema. Sulmuesi 20-vjeçar i Lionit, i cili ka shënuar 30 gola në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Angli, Itali dhe Spanjë. Italia, që vjen në këtë Evropian me petkun e kampiones së botë, do të synojë të triumfojë për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm në Evropë për herë të parë që prej vitit 1968. Donadoni mendon që ta ndërtojë suksesin e "axurrëve" rreth aftësive mbrojtëse të kapitenit Fabio Kanavaro, portierit më të mirë në botë, Xhanluixhi Bufon, mesfushorit Andrea Pirlo. Pa harruar këtu edhe sulmuesin Luka Toni, që ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të Bajernit të Mynihut.
Rud van Nistelroi ka bindur trajnerin Marko van Basten që ta përfshijë në Kombëtaren holandeze, por për shumë javë sulmuesi është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Shoku i tij te Reali, Arjen Roben, është një tjetër lojtar i rrezikshëm i "tulipanëve". Gjermania do të mbështetet te forma e jashtëzakonshme që Mikael Balak ka treguar në këtë pjesë të dytë të sezonit me Çelsin. Megjithatë, golat për skuadrën e Lëv pritet të vijnë nga Miroslav Klose, Lukas Podolski dhe Mario Gomez, në Grupin B, ku tre herë kampionët kanë përballë Poloninë, Kroacinë dhe Austrinë. Petr Çeh i Republikës Çeke është një prej portierëve që mund të shkëlqejnë në "Euro 2008", së bashku me "gardianin" e Spanjës, Iker Kasiljas. Iberikët përballen në Grupin C me Greqinë kampione në fuqi, Suedinë dhe Rusinë. Arragones mund të mbështetet edhe te kualiteti i mesfushorit Çesk Fabregas dhe te sulmuesi Fernando Torres, që në këtë sezon ka realizuar 32 gola me Liverpulin.
Vlerësimet
Portugezi
Nëse triumfon në Ligën e Kampioneve apo në Evropian, mesfushori i Mançester Junajtid ka shanse të mëdha të shpallet si "Lojtari më i Mirë i Vitit 2008"
Portierët
Bufon vazhdon të jetë "gardiani" më i mirë në botë, por në këtë Evropian si protagonistë të padiskutueshëm cilësohen edhe Petr Çeh e spanjolli Kasiljas
Mbrojtësit
Italia njihet si një kombëtare me mbrojtje "të hekurt", të udhëhequr nga kapiteni Fabio Kanavaro. Titulli kalon padyshim nga reparti difensiv
Mesfushorët
Përveç Kristiano Ronaldos, "Euro 2008" është një vitrinë e mirë për lojtarë me klasin e Çesk Fabregas, Balak, Pirlos, apo edhe francezit Frank Riberi
Sulmuesit
Toni, Benzema e Fernando Torres pritet të jenë deçizivë për skuadrat e tyre. Megjithatë nuk duhen harruar as gjermanët Klose, Podolski e Mario Gomes
Sondazhet
Futbollisti çek shënoi përballë Portugalisë në çerekfinalet e "Euro 96"
Poborski, goli më mirë individual
Gjuajtja e famshme e Karel Poborskit në "Euro ‘96" është votuar si goli më i mirë individual në një sondazh të organizuar në faqen zyrtare të internetit të UEFA-s. Futbollisti çek shënoi golin e fitores në çerekfinalet ndaj Portugalisë, në minutën e 54-t të takimit të luajtur në "Vila Park", duke hyrë në histori me driblimin që u bëri 5 futbollistëve kundërshtarë. Ky gol mori 54% të votave, duke lënë pas aksionin individual të Johan Krujf në ndeshjen kundër Belgjikës në çerekfinalet e "Euro ‘76", i cili mori vetëm 38% të votave. Në vendin e tretë u rendit goli nga distanca i Kim Vilford të Danimarkës, i cili shënoi në finalen kundër Gjermanisë në "Euro ‘92".
Sondazhi i ardhshëm i UEFA-s do të jetë për golat që përfshijnë kategori të ndryshme, ndërsa në garë janë një 11-metërsh eksperimental, një manovër suedeze dhe një gjuajtje befasuese. Në faqen e internetit të UEFA-s, janë edhe vlerësimet e lojtarëve që kanë parë këto tri gola. Ish-futbollisti çek, Vladimir Smicer, përshkruan penalltinë historike të Antonin Panenkës, që siguroi titullin kampion të Çekosllovakisë në finalen e vitit 1976. "Ishte një vendim me kurajë. Dukej një gjuajtje e thjeshtë, por ishte një ide gjeniale. Ishte penalltia deçizive dhe tensioni mund të ketë qenë i jashtëzakonshëm. Shumë futbollistë janë munduar ta kopjojnë, por asnjë nuk ka bukurinë e origjinalit", u shpreh ai. Goli i dytë në votim është ai i Tomas Brolin në vitin 1992, me shokun e tij të skuadrës, Roland Nilson, që e shpjegon. "Brolin sapo kishte filluar të tregonte vlerat e tij dhe ky gol ishte një sinjal. Ai e mori topin në mesfushë, kombinoi me Ingeson e më pas me Dahlin. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës u ndal vetëm në trekëndësh. Ai e bëri të dukej si gjëja më e thjeshtë në botë". Goli i fundit në votim është gjuajtja e befasishme e Vladimir Beshastnjik në "Euro ‘96" në ndeshjen mes Rusisë dhe Çekisë.