Anglia ka nevojë për Rooneyn

Mesfushori i Liverpoolit Steven Gerrard ka theksuar se Wayne Rooney duhet të përfshihet në ekip për Euro 2012 pavarësisht se është i suspenduar për tri ndeshjet e fazës së grupeve.
Rooney është dënuar për tri ndeshje nga UEFA pas përjashtimit të tij në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese kundër Malit të Zi. Por, Gerrard mendon se Rooney duhet të jetë me ekipin në Poloni dhe Ukrainë.
“Për mua ai duhet të ftohet, për talentin që ka. Ai është futbollist aq i mirë sa që ju duhet të rrezikoni dhe ta ftoni”, tha Gerard për talkSPORT.