Anglia refuzon Shqipërinë për ekstradimin e të dënuarve
Shtypi anglez analizon dhjetëra rast-bllokime të emigrantëve shqiptarë. Shkaqet kryesore; ligji anglez dhe mungesa e kritereve të detajuara
Tiranë - Mes Shqipërisë dhe Anglisë është kthyer në një problem çështja e ekstradimit të emigrantëve shqiptarë që janë dënuar në vendin tonë. Madje rastet janë shtuar aq shumë në vite, saqë ky ngërç po shihet si një problem tashmë dhe nga pala angleze. Ditën e djeshme, një e përditshme angleze e kishte trajtuar gjerësisht këtë temë problematike për Shqipërinë dhe Anglinë. Janë të paktën 100 kriminelë shqiptarë që fshihen në Angli dhe ky shtet nuk po i ekstradon. Në artikullin e botuar dje në edicionin elektronik të gazetës “Deili Telegraf”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Ahmet Prençi, ka deklaruar për këtë media se gjykatat britanike po pengojnë përpjekjet e vendit të tij që kriminelët të ekstradohen në Shqipëri. Sipas tij, shumë nga këta kriminelë shfrytëzojnë sistemin e azilit për të fituar edhe shtetësi britanike, ndërkohë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet. “Ne kemi një listë shqiptarësh që fshihen në Britaninë e Madhe. Janë 100 kriminelë, më shumë se 80 për qind e tyre kërkohen për vrasje dhe janë dënuar në mungesë”, -citohet të ketë thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Garancitë
“Atyre madje u është garantuar shtetësi britanike, pavarësisht kërkesave të autoriteteve shqiptare për ekstradimin për të vuajtur dënimin në Shqipëri”, -citon e përditshmja angleze “Deili Telegraf”. Aktualisht Ministria e Brendshme britanike është vënë në dijeni për identitetin dhe të dhënat e këtyre personave. Shumë prej tyre janë regjistruar si refugjatë gjatë luftës në Kosovë, por problemet që kanë pasur gjykatat britanike për të gjetur përkthyes e psikologë kanë vonuar procedurat ligjore për këta persona. “Ne jemi të pakënaqur që gjykatat angleze vazhdimisht refuzojnë ekstradimin e këtyre kriminelëve. Nuk ka asnjë arsye që një qytetar shqiptar, i cili ka kryer një krim të mos ndëshkohet”, - citohet të ketë thënë drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Grupe të aktivistëve e shpjegojnë këtë me sistemin e dështuar britanik të azilit. Sir Andreu Green, i organizatës “Migration Uaw” thotë se është shqetësuese kur kriminelët përfitojnë kaq lehtë azil në Britani.
Zyrtarët
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme britanike thotë se vetëm një fraksion i listës së atyre kriminelëve që Shqipëria mendon se ndodhen në Britani, realisht jetojnë këtu. Këta persona janë në listën e vëzhgimit dhe në kompjuterët e policisë. Madje shumë prej tyre janë në procese gjyqësore të ekstradimit. “Qeveria britanike thekson se ajo që ka ndodhur dhjetë vite më parë nuk mund të ndodhë më, pasi tani janë forcuar rregullat për të mos lejuar hyrje ilegale në Britani. Çdo vizë që jepet tani ka shenjat e gishtërinjve të aplikantit. Ne nuk do të tolerojmë të abuzohet me sistemin e emigracionit. Nëse dikush ka marrë shtetësinë 10 vjet më parë, duke u paraqitur si qytetar i një shteti tjetër, ligji na lejon t’ia heqim shtetësinë, dhe ne do ta bëjmë”, - mbyll fjalën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe.
26 Janar 2009