Anija-cisternë, kontroll certifikatave të sigurisë
DURRES - Zjarri në anijen cisternë duket se do të përfshijë në hetim jo vetëm palën shqiptare, por edhe Gjeorgjinë dhe Panamanë, autoritetet e të cilave kanë firmosur dhe vulosur për certifikimin e sigurisë.
Për aksidentin detar që përfshiu "Evangelos. G" ka nisur një hetim i shumëfishtë në vend, i cili ka përfshirë inspektorët e Kapitanerisë së Durrësit, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë. Konkluzione zyrtare për shkaqet e zjarrit nuk ka akoma, por hetuesit shqiptarë po investigojnë edhe për certifikimet e anijes në portin e regjistrimit në Panama si dhe dëshmitë e kualifikimit të marinarëve, të cilat janë marrë në portin gjeorgjian të Batumit në detin e Zi. Në bazë të konventave të detarisë marinarët që punojnë në anijet-cisterna duhet të zotërojnë veç dokumenteve të tjera edhe certifikatën trajnuese për transport karburantesh. "N.q.s nga hetimet do të dalin probleme me ndërhyrjet në konstruksion, apo mekanizma të ndryshëm si pompa, apo tubacioni, atëherë shoqëria përkatëse, që është Regjistri Detar i Panamasë do të mbajë përgjegjësi. Anija ka lundruar me flamur panamez, ndaj edhe certifikata e sigurisë që lëshohet nga shoqëria klasifikuese autorizohet nga vendi amerikano-latin. Dokumentacioni i anijes është i rregullt dhe të gjitha kontrollet periodike 'Evangelos. G" i ka kryer. Bëhet fjalë për kontrolle pesë, tre dhe dy vjeçare", tha kapiteni i portit të Durrësit Muharrem Trupja. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve do të jenë të zgjeruara, ndaj nuk përjashtohet edhe mundësia e tërheqjes së dokumentacioneve shtesë nga Panamaja dhe Gjeorgjia. Ndërkohë inspektorët e "Flag State Control" nuk kanë dhënë akoma asnjë përgjigje zyrtare mbi shkaqet. o.u