Sherr me grushte mes krerëve të PD
Demokratët e Skraparit e zgjidhin çështjen e kandidimit me dhunë.
Nënprefekti i Skraparit, Fadil Kapllani, njëkohësisht kreu i PD-së së rrethit është konfrontuar fizikisht me drejtorin rajonal të KESH-it, Sokol Bregu, kandidat për postin e drejtuesit demokrat aktual të rrethit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në ambientet e një lokali në qytet, duke përfunduar me gjakosjen e Bregut. Ndaj tij, Kapllani ka qëlluar me një gotë që e mbante në dorë, duke e plagosur Bregun në veshin dhe syrin e majtë. Situata mes demokratëve ka precipituar dhe vetëm ndërhyrja e dëshmitarëve në lokalin në qendër të qytetit ka sjellë ndalimin e tyre. Burime nga vendngjarja pohuan se para incidentit të rëndë, në lokal ishin mbledhur drejtues lokalë të PD-së. Bashkë me nënprefektin e kryedemokratin lokal, Fadil Kapllani, ndodhej kryekomunari i Qendrës, Astrit Mustafaraj, kreu i komunës së Çepanit, Besnik Osmani, etj. Në ato momente pranë lokalit ka kaluar me makinë Sokol Bregu, kandidati që diskutohet për të zënë vendin e kreut të PD-së në Skrapar për zgjedhjet e ardhshme partiake. Një prej miqve të tij, Osmani, e ka lajmëruar në telefon që të bashkohej me ta në tavolinë, por duket se kjo ftesë ka qenë dhe shkaku për nisjen e debatit. Nuk dihet nëse dhe më parë ka pasur përplasje mes Kapllanit dhe Bregut, por ato në takimin e fundit kanë qenë tepër të zjarrta. Gjithmonë sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre në komisariatin e policisë, sapo kandidati Bregu dhe shefi i KESH-it është bashkuar me "shokët e partisë", Kapllani ka nisur menjëherë batutat. Ndonëse fillimisht është gjykuar se loja e fjalëve ka qenë në kuadër të debateve dhe fushatës për kandidaturat e PD-së, pak minuta më vonë është degjeneruar në një lumë fyerjesh mes palësh. Në gjaknxehtësi e sipër, nënprefekti ka qëlluar në drejtim të Bregut një gotë që mbante mbi tavolinë, duke e lënë atë të plagosur. Pas marrjes së mjekimit në spitalin e qytetit, kreu i KESH-it i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin për fyerje dhe dhunë të ushtruar ndaj tij. Por, kësaj çështje i është bashkëngjitur dhe denoncimi i bërë nga Kapllani, po me akuzën e fyerjeve karshi tij. Çështja ka mbetur në duart e organeve të drejtësisë, e cila do të ndjekë dhe hetimin ndaj të dy personave, ku më e rëndë është akuza ndaj nënprefektit. Nga burime të qytetit pohohet se në bazë të statutit, drejtuesi aktual i PD-së, Kapllani, nuk mund të rikandidojë sërish në postin që ka mbajtur për disa vite. Ndërkohë që Sokol Bregu njihet si një ndër anëtarët më të hershëm të PD-së së Skraparit, që në çeljen e saj në vitin 1991 dhe kandidatura e tij është mirëpritur nga një pjesë e madhe e anëtarëve të partisë dhe simpatizantëve. Ngjarja e ndodhur në këtë qytet ka tronditur 6 mijë banorët e qytetit të Çorovodës, pavarësisht nga bindjet politike të tyre. d.xh