Familjet e “Piacës” kundër rrugës së këmbësorëve
Banorët e “Piacës” në Shkodër kontestojnë projektin e bashkisë për ta kthyer këtë rrugë vetëm për këmbësorë.
SHKODER/ RIDVAN DIBRA
Ata iu drejtuan dje instancave lokale dhe qendrore me një deklaratë protestë, në të cilën rendisin disfavoret e këtij projekti të hartuar nga arkitektë të njohur në qytet.
Pak ditë më parë, bashkia e prezantoi projektin që bënte fjalë për shndërrimin e rrugës tradicionale “Kolë Idromeno” në rrugë pedonale, (këmbësore). Por kjo ide e hedhur tashmë edhe në letër dhe e konkretizuar nga ana e zyrtarëve lokale, nuk është mirëpritur aspak nga banorët e zonës. Një përfaqësi prej rreth 20 familjesh, duke kërkuar anulimin e projektit, i bëjnë me dije bashkisë së qytetit se banorët e rrugës “Kolë Idromeno”, ose “Piaca” siç thirret ndryshe nga shkodranët, nuk janë dakord me të. Sipas tyre, historikisht në këtë rrugë kanë qarkulluar edhe mjete motorike që nga ardhja e autoveturës së parë në Shkodër. Ndaj, kthimi në rrugë këmbësorësh nuk është kthim në traditën e saj. Gjithashtu, ata tërheqin vërejtje për këtë projekt, i cili sipas tyre është realizuar pa marrë më parë mendimin e banorëve që jetojnë në këtë. “Ndërsa flitet për bashkëpunim bashki–komunitet, në realitet nuk po zbatohet”, deklarojnë banorët. Një tjetër pikë në të cilën ata e mbështesin kontestimin e këtij projekti është edhe rreziku i falimentimit të bizneseve të tyre që ndodhen në dy anët e rrugës. “Tani që janë hapur lokale, dyqane të ndryshme, agjenci turistike etj., rrezikohet mbyllja e tyre”, thonë ata. Një tjetër shqetësim i familjeve, që jetojnë në këtë zonë është fakti se, sipas tyre ata nuk mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre. Në deklaratën e nisur drejt Tiranës banorët shkruajnë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në anulimin e këtij projekti. Projektuesi i kësaj rruge, arkitekti i njohur shkodran, Zef Çuni nuk është i një mendjeje me banorët, në lidhje me shqetësimin e ngritur prej tyre. Sipas Çunit, reagimi i banorëve vjen për faktin se, nuk e kanë idenë fare se si është menduar realizimi i saj. Madje, ata e kanë keqkuptuar atë. “Projekti përkundrazi, do të zgjerojë më shumë lëvizjen në këtë rrugë pasi rikthimi në traditën historike të saj, do të shtojë fluksin e turistëve që do të qarkullojnë në të. Për rrjedhojë do të nxisë më shumë turizmin dhe do të shtojë xhiron e bizneseve në këtë rrugë”, shprehet Çuni. Zbatimi i projektit është parashikuar të bëhet me 64 milionë lekë, i ndarë në dy faza.