Gul synon "ftohjen" e ushtrisë

Pas takimit me kreun ushtarak të vendit, presidenti turk pohoi se synon që tensionet e shkaktuara lidhur me grushtshtetin e pretenduar ushtarak të zgjidhen në kuadër të ligjit.
Presidenti Abdullah Gul e dha këtë deklaratë pas takimit që pati me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan dhe me shefin e forcave të armatosura, gjeneralin Ilker Basbug.
Tensionet mes qeverisë dhe ushtrisë janë rritur pas një sërë arrestimesh lidhur me grusht-shtetin e pretenduar.
Ish-krerët e forcave ajrore dhe të marinës, si dhe një gjeneral tashmë janë liruar, pasi që janë marrë në pyetje nga prokuroria.
Ata tre – shefi i pensionuar i forcave ajrore, Ibrahim Firtina, ish-shefi i marinës, Ozden Ornek, dhe ish-zëvendëskomandanti i ushtrisë, Ergin Saygun – nuk janë paditur, megjithëse ende mbesin nën hetime, pohuan prokurorët.
Gjenerali Saygun është urdhëruar të paraqitet rregullisht në polici. Të tre oficerët janë në mesin e më shumë se 40 oficerëve të lartë ushtarak të arrestuar gjatë ditës së hënën.
Gjatë kësaj jave janë paditur rreth 20 oficerë të lartë, të cilët janë mbajtur në paraburgim për shkak të të ashtuquajturit “grusht-shtet dërrmues”, i cili sipas raporteve daton që nga viti 2003.
Ushtria ka mohuar ekzistimin e çfarëdo grusht-shteti dhe pak para arrestimeve të fundit ka mbajtur takimin e saj intern me oficerë, me qëllim të diskutimit të “situatës serioze”.
Ribindja
Admirali Ornek dhe gjenerali Firtina janë marrë të martën në mëngjes në pyetje nga ana e gjykatës në Stamboll. Duke folur pas lirimit, gjenerali Firtina pohoi se në gjykatë shkoi për “të qartësuar disa keqkuptime rreth çështjeve që ishin raportuar si fakte”, e të cilat lidheshin me ushtrinë.
Pas disa orësh bisede mes gjeneralit Basbug dhe presidentit Gul të martën, presidenti turk synoi që ta bindte shtetit se veprimet janë me vend.
"Është theksuar se qytetarët mund të jenë të sigurt se problemet që aktualisht janë në agjendë do të zgjidhen brenda kornizës kushtetuese dhe të ligjeve tona”, thuhet në kumtesën e Presidencës.
Korrespodenti i BBC në Stamboll, Jonathan Head, ndërkaq pohoi se hetimet që i kanë turpëruar tejmase forcat e armatosura të Turqisë tani nuk kuptohen më si të tilla.
Pas katër ditësh të marrjes në pyetje, tre prej oficerëve më të lartë që aktualisht shërbenin në ushtri në kohën e grusht-shtetit të pretenduar janë liruar.
Në dokumentet e publikuara në shtypin turk gjatë muajit të fundit ata cilësoheshin si liderët zinxhirorë të grusht-shtetit të pretenduar, pohon korrespodenti i BBC.
Autori i grusht-shtetit të pretenduar, një gjeneral tjetër me katër yje, ende po merret në pyetje, thekson ai.
Ushtria turke ka përmbysur ose ka nxitur dorëheqjen me forcë të katër qeverive turke që nga viti 1997 – megjithëse gjenerali Basbug insistoi se grusht-shtetet janë një gjë që i përket të kaluarës.
Shkalla e operacioneve të së hënës kundër ushtrisë ishte e paprecedent.
Në mesin e të arrestuarve ndodheshin edhe dy admiralë në detyrë, tre admiralë të pensionuar dhe tre gjeneralë në pension. Disa prej tyre mbetën në burg.
Raportet për grushtshtetin e pretenduar fillimisht u shfaqën në gazetën ditore turke me pikëpamje liberale "Taraf", e cila theksonte se kishte zbuluar disa dokumente që tregonin për plane të detajuara për bombardimin e dy xhamive të Stambollit dhe për provokimin e Greqisë për të sulmuar aeroplanët turq mbi Detin Egje.
Ushtria ndërkaq pohoi se skenarët ishin diskutuar, por vetëm si pjesë e një manovre të planifikuar në një seminar ushtarak.
Grushtshteti i pretenduar është i ngjashëm, dhe me gjasë ka lidhje, me konspiracionin e njohur si Ergenekon, sipas të cilit disa figura ushtarake dhe disa sekularistë të përbetuar synonin të planifikonin nxitjen e trazirave, të cilat do t’i paraprinin grushtshtetit.
Disa dhjetëra njerëz, përfshirë këtu oficerë ushtarakë, gazetarë dhe akademikë, aktualisht po gjykohen për lidhjen e tyre me atë rast.
"Transformimi i dhimbshëm"
Analistët pohojnë se masat e tilla energjike ndaj ushtrisë vetëm pak vite më parë do të ishin të paimagjinueshme. Ushtria i referohej vetvetes si gardian të shtetit sekularist të Turqisë, megjithëse fuqia e saj ka eroduar viteve të fundit, meqë Turqia i miratoi reformat e dizajnuara për përgatitjen e vendit për hyrje në Bashkimin Evropian.
Shumë turq i shohin këto raste si shkallën e fundit të dorëzimit të fuqisë nga establishmenti nacionalist sekular i Turqisë drejt partisë AK në pushtet.
Kritikët besojnë se Ergenekon dhe hetimet ndaj “grusht-shtetit dërrmues” paraqesin vetëm një përpjekje për t’ua mbyllur gojën oponentëve politik dhe ushtarak të qeverisë.
Partia AK rrënjët e saj i ka në islamin politik, dhe ajona disa nacionalistë akuzohet të ketë plane sekrete për kthimin e Turqisë sekulare në një shtet islamik. Qeveria i përjashton këto pohime, duke nënvizuar se synimi i saj është modernizimi i Turqisë dhe lëvizja e saj më afër anëtarësimit në BE.
"Transformimet nganjëherë janë të dhimbshme”, pohoi të mërkurën ministri turk i Ekonomisë, Ali Babacan. "Ne po mundohemi të Turqinë ta shndërrojmë në demokraci të klasit të parë”. (BBC)
Si u zbulua grusht-shteti?
Qershor 2007: Zbulohet një depo e fshehtë eksplozivi; arrestohen disa ish-ushtarë.
Korrik 2008: 20 të arrestuar, përfshirë këtu dy ish-gjeneralë dhe një gazetar të njohur, nën akuzën se po “planifikonin trazira politike dhe po përpiqeshin të organizon grusht-shtet”.
Korrik 2008: Partia AK në pushtet për pak i shmanget ndalimit nga ana e gjykatës
Tetor 2008: 86 veta shfaqen në gjykim, të akuzuar për grusht-shtetin ‘Ergenekon’.
Korrik 2009: 56 shfaqen si të pandehur në fillim të procesit të dytë gjyqësor.
Janar 2010: Gazeta ‘Taraf’ raporton se tentimin e viti 2003 për grusht-shtet.
Shkurt 2010: Arrestohen më shumë se 40 oficerë të akuzuar për “grusht-shtetin dërrmues”; paditen 20 prej tyre.