Zbulohet makina me 14 klandestinë
GJIROKASTER - Për të dytën herë zbulohet dhe arrestohet për akuzën e "dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit" një i ri nga qyteti i Gjirokastrës.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës konfirmojnë se, në orët e vona të së hënës është arrestuar në flagrancë 18-vjeçari Andi Baduni. Specialistët e Luftës Kundër Trafiqeve Ilegale zbuluan itinerarin e lëvizjes së të riut, me 14 persona të tjerë drejt Greqisë në një tentativë për t'i kaluar ata drejt shtetit fqinj. Një patrullë policie e ngritur në afërsi të fshatit Sofratikë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë ka bërë të mundur ndalimin e automjetit tip "LANCIA" me targa greke YIH 6775, në bordin e të cilit kishte 14 shtetas nga rrethe të ndryshme të vendit. Mes personave të cilët tentonin t'i kalonte Baduni drejt Greqisë ishin dhe katër fëmijë. Pas marrjes në pyetje të të gjithë personave që u ishte premtuar nga 18-vjeçari kalimi pa probleme nga Policia Kufitare greke dhe ajo shqiptare, u mësua se ata kishin paguar nga 1600 euro për secilin për këtë shërbim. Policia nga ana e saj ka kryer veprimet fillestare hetimore proceduriale për këtë shtetas dhe njëkohësisht po punon për dokumentimin e plotë të çështjes. Besohet se pjesë e këtij trafiku janë edhe persona të tjerë për të cilët policia e Gjirokastrës po punon për identifikimin dhe arrestimin. Mbi Badunin rëndon për të dytën herë rresht brenda dy vitesh, e njëjta vepër penale, ajo e dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit në bashkëpunim. Materialet për këtë çështje i kanë kaluar organit të akuzës së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. p.n