E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anijet amerikane nisen në drejtim të Libisë

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 12:00

Bashkësia ndërkombëtare është duke ushtruar vazhdimisht trysni ndaj udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddafi, për shkak të veprimeve të tij brutale kundër opozitës.

Një zëdhënës i qeverisë në Washington njoftoi se anijet luftarake amerikane janë vendosur afër bregdetit libian.

Kjo është bërë kryesisht për t`i dhënë ndihmë popullsisë civile në nevojë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se nuk pritet ndonjë sulm ushtarak.

Në Gjenevë Clintoni foli me homologët e saj evropianë për mundësitë e krijimit të zonave të ndalim fluturimit mbi hapësirën ajrore të Libisë dhe për të parandaluar sulmet ajrore të regjimit ndaj kryengritësve.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, foli për një masë që do të merret parasysh. Në kuadër të sanksioneve kundër Libisë, SHBA ngriu 30 miliardë dollarë të qeverisë së vendit afrikano-verior.

Pas SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara edhe Bashkimi Evropian vendosën po ashtu për sanksione kundër Gadddafit dhe 25 personave besnikë.

Atyre u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së si dhe u janë bllokuar numrat e llogarisë që kanë në Evropë. Përveç kësaj ndaj Libisë është vendosur embargo në armatim.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Barack Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon u takuan në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast biseduan për situatën në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›