E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticion kundër regjistrimit mbi baza etnike

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 12:00

Personalitete të jetës publike në Shqipëri i kanë dërguar një peticion presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku kundërshtojnë regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare të popullsisë.

Peticioni është nënshkruar nga 52 historianë, aktivistë të të drejtave të njeriut, shkrimtarë e artistë. Në mesin e nënshkruesve janë dhe dy ish presidentë të vendit, Rexhep Mejdani e Alfred Moisiu.

Nënshkruesit e dokumentit theksojnë se një regjistrim i tillë nuk bëhet në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian, çfarë e bën të panevojshëm dhe në Shqipëri.

Përveç të tjerave, Shqipëria është një vend pa konflikte fetare apo etnike, thuhet në peticion.

Nwnshkruesit mendojnë se shprehja e përkatësisë etnike dhe fetare që mbështetet edhe në kartën e Kopenhagës, është një çështje e individit.

Ata i referohen nenit 20 të kushtetutës që u jep të drejtën pakicave kombëtare të shprehin lirisht pa u ndaluar dhe pa u detyruar përkatësinë e tyre etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.

Nga kjo del qartë se e drejta e pakicave për të shprehur përkatësitë e tyre nuk është detyrim për ta. Aq më pak nuk mund të jetë një detyrim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Qeveria zyrtarisht e ka shtyrë regjistrimin e popullsisë të paraparë për tu zhvilluar në prill për në fund të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›