E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, 270 mije euro dhurata Rubit

Zbulohen te tjera detaje mbi çështjen Rubi, te cilat nxjerrin ne drite një tjetër ane te marrëdhënies se kryeministrit Italian me vajzën marokene. Mediat britanike kane zbuluar se rubi ka depozituar ne prokurori 24 objekte, qe ne fakt janë dhurata shume te çmuara me vlere 270 mije euro, te bëra nga kavalieri, gjate kohës se marrëdhënies mes tyre. E përditshmja britanike ?Daily Telegraph? saktëson se behet fjale për një thesar te vogël te fshehur. Një nder objektet ne fjale është një ore dore Rolex e cila kushton 50mije euro, një pellush 18mije euro dhe një makine Audi R8, vlera e te cilës nuk është publikuar. Por dhuratat e kryeministrit ndaj Rubit nuk kane përfunduar me kaq. Vajza ka marre edhe për vitin e ri 2010 një varëse me diamante ne vlerën e 15 mije eurove. Ne kohen qe është marre ne pyetje nga prokuroria, Rubi ka bere publik faktin se ka marre edhe dhurata te tjera nga Berluskoni, apo me mire ka marre dhurata për çdo feste, nder te cilat spikat një fustan i kuq i mbuluar me perla Swarovski, vlera e te cilit shkon ne mbi 50 mije euro. Sipas se përditshmes Daily Telegraph, ne listën e dhuratave përfshihen edhe disa pale këpucë firme shume te shtrenjta, bizhu me diamante Tifani, Bulgari e Swarovski. Një nga dhuratat me te dashura për Rubin është një ore e stilistit Dolce & Gabana me gurë Swarovski. Sipas listës se publikuar nga Prokuroria mbi dhuratat e kavalierit ndaj balerinës marokene, vlera ne total e tyre arrin ne 270mije euro, duke mos harruar 7mije euro te dhëna ne para kesh si dhe pagesa e qirasë se shtëpisë për 2 vjet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›