E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Evropa gaboi me diktatoret

Ndërsa Evropa dhe gjithë bota përballen me krizën e rende ne Libi, me kolonelin Muamar Gedafi, qe vazhdon vrasjen e popullit te tij dhe nuk ka ndërmend te largohet, një kritike e forte për rolin e luajtur gjithë këto vite nga BE-ja ndaj regjimeve diktatoriale, ka ardhur nga komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle. Duke folur ne Parlamentin Evropian, ai ka theksuar se Evropa nuk ka bere sa duhet për te mbrojtur te drejtat e njeriut dhe forcat demokratike ne Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. ?Shume nga ne ranë pre e idesë se regjimet autoritare ishin një garanci për stabilitetin ne rajon. Por Evropa duhet te mbështesë demonstruesit pro-demokracisë dhe jo diktatoret qe vrasin qytetaret e tyre,? është shprehur Fyle. Ndërkohë, Bashkimi Evropian nuk e përjashton as ndërhyrjen ushtarake për te zgjidhur situatën e rende ne Libi. Deklarata është bere nga kryeministri britanik Kameron, i cili ka theksuar se vendi i tij synon te marre rolin e liderit, se bashku me Francën ne situatën e vështirë humanitare ne Libi. I pyetur për një furnizim te mundshëm te rebeleve me arme, Kameron theksoi se edhe ky opsion nuk duhet përjashtuar. Ne terren situate vijon te jete tepër e tensionuar, ndërsa diplomatet botërore, ne reagimin e tyre pas interviste se fundit te Gedafit për rrjetet BBC dhe abc, kane theksuar se deklaratat e diktatorit vërtetojnë gjendjen e tij te rende mendore.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›