Seuli, qyteti i errësirës

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 13:30
Qeveria e Koresë së Jugut ndaloi të gjithë ndriçimin “e panevojshëm” në kryeqytetin e vendit, Seul.
Kjo masë që u bë e ditur në fillim të javës, u ndërmor për shkak të ngritjes së çmimit të naftës. Dritat e urave dhe godinave duhet të fiken në mesnatë.
Gjithashtu duhet të fiken dritat e tabelave publicitare.
Ndërsa, punonjësit e administratës do duhet të heqin dorë nga përdorimi i automjeteve të tyre së paku një herë në javë.