Anijet ndërpresin lundrimin, tragetet vijnë 8 orë me vonesë

12/04/2005 Moti i keq shkakton probleme në Portin e Durrësit
DURRËS - Rikthehet në gjirin e Durrësit situata e vështirë për shkak të motit të keq, si pasojë kryesisht e erës së fortë dhe
Dallgëve, duke shkaktuar jo pak probleme, kryesisht në kohën e mbërritjes dhe nisjes së trageteve të linjave me shtetet fqinj. Deti i trazuar me forcë dhe erë të fortë nga juglindja me shpejtësi 70 km në orë, ka penguar gjatë ditëve të fundit lundrimin e trageteve nga Italia drejt portit të Durrësit, ndërsa anijet e tjera tregtare kanë shtyrë nisjen nga Durrësi, për shkak të motit të keq.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit bëjnë të ditur se dje në mëngjes ka mbërritur në portin e Durrësit vetëm trageti “Flaminia”, ndërsa trageti “Azzurra”, që niset po nga porti italian i Barit, mbërriti dje pasdite me rreth 8 orë vonesë. Moti i keq dhe deti i trazuar me drejtim nga juglindja e kanë penguar nisjen e këtij trageti natën e kaluar.
Sipas të të njëjtave burime, mësohet se dje në mëngjes kanë anuluar lundrimet e tyre të gjitha anijet tregtare, që do të niseshin nga porti më i madh i vendit tonë. Edhe katamarani “Termoli” nuk do të lundrojë në linjën Bari-Durrës, për shkak të motit të keq, i cili ndjehet më shumë në brigjet italiane. Që nga mëngjesi i së shtunës, nga porti detar nuk është nisur në lundrim
asnjë motopeshkatore.
Burimet shtuan se edhe në 24 orët e ardhshme do të vazhdojë moti i keq, ndërsa përmirësimet priten vetëm pas dy ditësh.
Të tilla situata janë vërejtur jo vetëm gjatë muajve të dimrit
por edhe në pranverë. Kështu në ditët e para të muajit mars, trageti “Riviera del Conera” ka prekur ujërat e Durrësit 24 orë me vonesë, pasi, për t’i shpëtuar të papriturave, ekuipazhi e ka drejtuar tragetin drejt ishujve dalmat, duke qëndruar për më shumë se 12 orë në strehim.