Gruaja e zhdukur prej tri javësh, gjendet e mbytur në breg të Devollit
12/04/2005 Familjarët bëjnë të ditur se ishte e sëmurë
ELBASAN - Një kufomë e dekompozuar është parë nga banorët buzë lumit Devoll, në afërsi të fshatit të Selisë. Kufoma dukej në anë të shkurreve, larg bregut të lumit. Banorët kanë njoftuar policinë, rreth orës 19.40 të mbrëmjes së diel, por prurjet e lumit Devoll dhe më pas errësira kanë bërë që trupi të mbetet edhe një natë në ujë.
Dje, policia, e ndihmuar nga banorë të zonët, ka mundur të nxjerr trupin e pajetë, i cili i përkiste një gruaje, rreth 40 vjeçe.
Menjëherë është dyshuar nga veshja dhe mosha se kufoma i përkiste Sofie Ragës, një grua që ishte shpallur e humbur nga familja 3 javë më parë, e cila vuante edhe nga një sëmundje mendore. Ndërkohë, sipas informacioneve nga policia, me thirrjen e familjarëve është vërtetuar se kufoma i përkiste gruas, dhe varrimi i saj është bërë dy orë më pas nga familja në fshatin Linas, ku edhe jetonte.
Menjëherë kanë filluar edhe hetimet për të zbardhur rrethanat, në të cilat ka ndodhur ngjarja. Gruaja ishte shpallur e humbur nga familja më 17 mars dhe që nga ajo kohë askush nuk e kishte parë. Mësohet se gruaja për shkak të sëmundjes mund të jetë vetëmbytur në lumë, por kjo pritet të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.