Vagonët me skrap ngecin në urë bllokohet qarkullimi i trenave
12/04/2005 Ngarkesa dilte mbi lartësinë e urës
ELBASAN - Vagonat e vjetër bllokojnë për dy orë segmentin hekurudhor në afërsi të stacionit të Elbasanit. Rreth një orë ka zgjatur puna e punonjësve të rajonit hekurudhor në Elbasan pas shkëputjes së një pjese të vagonave, për të bërë të kalueshme segmentin hekurudhor për trenin e linjës së pasagjerëve. Një ndër vagonat e nisur për skrap, drejt uzinës së çelikut, ka prekur në pjesën e sipërme të urës dhe kjo ka shkaktuar rënien në pjesën tjetër të hekurudhës, duke bllokuar lëvizjen për një kohë të gjatë. Për pasojë, treni i linjës së pasagjerëve është bllokuar për pak kohë.
Puna e punonjësve të linjës hekurudhore për të larguar këto pjesë të vagonit më shumë se një incident ka qenë një kuriozitet i banorëve dhe kalimtarëve, të cilët kanë rendur të shikojnë se ç’po ndodhte.
Mësohet se shkaku i kësaj avarie ka qenë ndalimi për shumë kohë i trenit të mallrave dhe ngritja e disa centimetra e shinave. Fatmirësisht edhe ura kryesore e segmenit Elbasan-Metalurgji nuk ka pësuar dëmtime shqetësuese.