Tragetet Sarandë–Korfuz, ndërpresin lundrimet
12/04/2005 Koha e keqe, probleme për transportin detar
SARANDË - Moti i keq ka penguar daljen në det të mjeteve lundruese.
Dje, paradite, është pezulluar çdo lëvizje e mjeteve lundruese në det nga kapiteneria e portit të Sarandës. Burime pranë këtij institucioni thanë se moti i keq ka çuar në pezullimin e çdo lëvizjeje në det të hapur, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Sipas të njëjtave burime, gjatë gjithe ditës së djeshme valëzimi në det ishte mbi 8 ballë dhe se lëvizja në det në këto kushte do të ishte me rrezik për çdo mjet lundrues.
Ndërkaq dhe lëvizja e trageteve është ndërprerë për të njëjtën arsye të valëzimit të lartë në det, çka pengonte qarkullimin në linjën detare Sarandë-Korfuz. Tragetet “Sotiraqi” dhe “Kaliopi” kanë qëndruar në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike, por deri në orët e vona të mbrëmjes një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi moti është përkeqësuar me shira dhe shtrëngata shiu.
Sot pritet një përmirësim i kushteve të motit dhe rifillimi i lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë– Korfuz.