Anijet shqiptare “non grata“ në Amerikë

07/05/2005 Amerikanët marrin masa për anijet pas vlerësimit negativ për mungesën e sigurisë në por
Anijet shqiptare nuk do të mund të ankorojnë në portet amerikane dhe duket se në 162 vende të botës, vetëm Shqipëria dhe shtatë vende të tjera nuk paraqesin asnjë garanci për anijet që shpërndajnë nëpër botë. Anijet shqiptare nuk lejohen të hyjnë në portet amerikane, sepse konsiderohen si të pasigurta dhe nuk kanë masa të efektshme kundër terrorizmit. Pas vulës si porte me rrezikshmëri të lartë, që kanë marrë portet shqiptare, duket se dhe anijet që nisen prej tyre janë konsideruar po aq të rrezikshme. Kështu, Roja Bregdetare Amerikane ka marrë vendim që asnjë anije shqiptare nuk do të lejohet të ankorojë në portet amerikane, pasi nuk kanë plotësuar masat e sigurisë së nevojshme. Anijet nga këto vende do të mund të hyjnë në portet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm nëse pajisen me masa të larta sigurie, si vendosja e një roje të armatosur në anije, etj. Roja Bregdetare Amerikane ka nxjerrë një udhëzues më 28 shkurt për masat e sigurisë që duhet të marrin anijet që hyjnë në portet amerikane. Vendimi në fjalë merr fuqi të plotë, duke filluar nga 23 maji, çka do të thotë se anijet shqiptare nuk do të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar me Amerikën, në rast se nuk do të plotësojnë kërkesën e saj. Ndërkaq duket se vulën “non grata“ e kanë marrë vetëm Republika Demokratike e Kongos, Guinea-Bisau, Liberia, Madagaskari, Mauritania dhe Nauru, që me sa duket kanë të njëjtin problem si anijet shqiptare. Vendimi i Rojes Bregdetare Amerikane vjen një vit pas vendimit të organizmave evropiane, të cilët i konsideruan portet shqiptare si tepër të rrezikshme dhe që nuk kishin zbatuar planin e masave kundër terrorizmit, të miratuara pas 11 shtatorit. Anijet që ankoronin në portet shqiptare nuk quheshin të sigurta dhe kjo bënte që anijet dhe tragetet e mëdha të mos pranonin të vinin në Shqipëri. Por nga ana tjetër, heqja e së drejtës për të ankoruar në brigjet amerikane ka ndikimin e vet në sektorin e tregtisë, pasi me anë të transportit rrugor bëhen të gjitha shkëmbimet tregtare me Amerikën, edhe pse këto janë në përqindje të ulët në vëllimin total të shkëmbimeve tregtare.
Vendet e pa dëshiruara
Shqipëria
Kongo
Guinea–Bisau
Liberia
Madagaskari
Mauritania
Nauru