Prokuroiria, burgim i përjetshëm për Lulon
07/05/2005 TIRANË – Nuk e ka kursyer masën e rëndë të dënimit prokuroria për të pandehrin Eduard Lulo, i cili në 8 shkurt të viitt 2004, pasi u fut në familjen e Kici Nikollës për të grabitur me armë vrau djalin e shtëpisë vetëm 21 vjeç. Shoku i Lulos, Gentjan Dajlani arriti t'i shpëtoi masës së rëndë të dënimit si pasojë e lehtësirave që parashikon ligji për të miturit. Kështu Gentjan Dajlani në momentin ekryerjes së veprës penale nuk i kishte mbushur 18 vjeç duke përfituar gjysmën e dënimit. Nga 25 vite burg që kërkoi prokurori i çështje spër të përfundimisht në bazë të nenti 51 të KP duhet të vuaj 12 vite e 6 muaj burg. Të pandhurit të ndodhur brenda kafazit të hekurt nuk reaguan pasi dëgjuan masën e dënimit kërkuar nga prokuroi. Eduard Lulo u dënua me burgim të përjetshëm, pasi në momentin kur ai kreu krimin e vjedhjes me pasojë vdekjen dhe plagosjen e dy të tjerëve kishte pak ditë që kishte mbushur 18 vjeç. Para gjykatës së Krimeve të Rënda ka pranuar gjithçka. Megjithatë edh epse i penduar nuk përfiton asgjë nga gjykimi i shkurtuar.
Ngjarja
Në momentin që bëri planin për të grabitur me armë prindërit e shokut të tij, Eduard Lulo kishte pak ditë që mbushi moshën 18 vjeç. Pranoi para gjykatës se së bashku me Gentjan Dajlanin tani 16 vjeç, kanë llogaritur gjithçka. Janë njohur në Gjirokastër ku Dajlani vazhdonte shkollën dhe Lolu punonte. Eduard Lulo një ditë i qahet Gentjan Dajlanit se ishte dobët nga lekët. Kishte marr shumë borxhe dhe duhej patjetër të gjente mënyrën për të dalë nga kjo situat. I pandehuri Gentjan Dajlani ishte në klasë me djalin e dytë të familjes Nikolla dhe e dinte se në shtëpinë e tyre kishte para. Kështu sipas akuzës ata bëjnë planin e grabitjes. Ndërsa planet i bëjnë të dy, tha prokurori Lulo, masakohet gjen edhe një automatik të cilin e mbante të fshehur që nga viti 1997 dhe niset drejt familjes së shtetasit Kici Nikolla. " Para se të futeshin në shtëpi i ram fshatit disa herë rrotul për të studiuar terrenin. Unë u futa brenda pasi u maskova me dorashka dhe kauç, ndërsa Gentjani qëndrojë tek porta me qëllim që të mos njihej nga familjarët. U futa tek dera e jashtme e shtëpisë. Por fillimisht dua të them se na lehu qeni dhe unë vrapova. Sapo u futa kisha armën në dorë dhe qëllova në drejtim të personave që qëndronin në shtëpi. Më zuri syri një djalë të cilin mbaj mend që e zunë plumbat që dilnin me breshëri nga automatiku që mbaja në dorë. Më pas u përlesha me pjestarët e tjerë të familjes të cilët më kapën armën". Kjo është një pjesë e dëshmisë së Eduard Lulos dhënë para gjykatës. Vendosi të tregoi gjithçka rreth ngjarjes së ndodhur në shkurt të vitit të kaluar brenda në familjen e Kici Nikollës. Nga shkrepjet e autpomatikut, Eduard Lulo vrau djalin e madh të kësaj familjeje, Paulin Nikolla vetëm 21 vjeç. I pandehuri 18 vjeçar tregoi me hollësi edhe momentet pas ngjarjes së 8 shkurtit 2004. "Pasi pash se vrava një djalë, brenda 40-50 sekondash, vendosa të largohesha. Dola nga shtëpia dhe i thash Gentit të iknim me vrap. Fsheha maskat, por i pafat. Pas 4-5 orësh policia na kapi të dy" tha i pandehuri Lulo.