Antikrimi ekonomik prangos tre persona
07/05/2005 TIRANË- Sektori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar ka vënë nën pranga tre persona. Burimet zyrtare të policisë thanë se është arrestuar Tetem Muhaj, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili kishte vënë në përdorim 4 kartmonedha 1000-she të falsifikuara. Ndërsa të arrestuarit e tjerë, Vladimir Bajrami, 51 vjeç, nga Tirana dhe Arben Marmashi, 45 vjeç, nga kryeqyteti, kërkoheshin për vjedhje dhe janë kapur në aeroportin e Rinasit