Sherr në Kombinat, një 41-vjeçar plagos rëndë një shtetas
07/05/2005 TIRANË- Pas një grindjeje mes dy personave të thyer në moshë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur ditn e djeshme në lagjen e Kombinatit, kur Agron Lela, 41 vjeç, lindur në Tepelënë e banues në këtë lagje, k plagosu me sende të forta një bashkëmoshatarin e tij. Sherri, sipas burimeve policore, ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ndodet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, në të cilin po kurohet ende.